LAJMI I FUNDIT:

Internacionalja socialiste përshëndet marrëveshjen Maqedoni-Greqi

Internacionalja socialiste përshëndet marrëveshjen Maqedoni-Greqi

Internacionalja socialiste përshëndeti marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë duke konsideruar se është mundësi e mirë për ndërtimin e ardhmërisë së sigurt dhe paqësore për të gjithë në rajon.

Zgjidhja paqësore e dallimeve, përmes zgjidhjeve të pranueshme, është e vetmja rrugë nëse duam stabilitet, siguri, sundim të së drejtës dhe zhvillim në Ballkan, thuhet në deklaratën e Internacionales Socialiste, e cila bashkon partitë politikë socialiste, socialdemokrate dhe laburiste nga mbarë bota.

Internacionalja Socialiste kujton principet e agjendës së Ballkanit Perëndimor, që ishte e miratuar nga Këshilli Evropian në vitin 2003, ku është theksuar rruga për anëtarësim të vendeve të rajonit kur do t’i plotësojnë kriteret e nevojshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Partitë e familjes socialiste i kushtohen paqes mes popujve dhe vendeve të Ballkanit. E kundërshtojmë secilën forcë ekstreme e djathtiste e cila përpiqet t’i kthejnë mbrapsht të mirat demokratike në shoqëritë pluraliste. E kundërshtojmë retorikën e tyre autoritare, e cila prish themelet e demokracisë, të drejtat dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve. Kundërshtojmë çdo ndarje nga ana e këtyre forcave politike me nacionalizëm ekstrem, ksenofobi dhe jo tolerancë, thuhet në deklaratën e Internacionales Socialiste për marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori