Inter do ta veshë një fanellë të veçantë për të festuar 20-vjetorin e bashkëpunimit me Nike për ndeshjen ndaj Milan që zhvillohet në muajin e ardhshëm.

“Inter x Nike 20th Anniversary Kit” ka bashkuar 10 fanellat legjendare të klubit dhe do të vishet në ‘Derby della Madonnina’ që zhvillohet më 17 mars.


“Fanella është një hartë e historisë së viteve të fundit të Inter”, ka treguar Pete Hoppins, dizajneri i Nike për faqen zyrtare të klubit.

“Sfida ishte të bashkonim vijat në mënyrë që të shkonin sa më shumë me njëra-tjetrën dhe do të jetë diçka e bukur të shohim lojtarët ta veshin në një ndeshje kaq të rëndësishme”.

52770533 2329556330427826 7831395710569283584 o

“Është një fanellë që të ringjall kujtime. Çdo vijë do t’ua kujtojë tifozëve lojtarin e preferuar të asaj kohe, sezone të rëndësishme dhe ndeshje të bukura”.

“Jemi krenarë me bashkëpunimin 20-vjeçar me Inter dhe kjo është një mënyrë me bukur për ta treguar”, ka deklaruar Hoppins.

1551194940994 7eb6ab8b2eb3189e9e5a6269e4de389c1fdc

Dizajnet që janë përzgjedhur dhe do të jenë në fanellë para janë: sezoni i parë i Inter me Niken, fanella e 100-vjetorit të klubit, sezoni i fundit i Javier Zanettit dhe rikthimi në Ligën e Kamapionëv.

Dizajni nga mbrapa do ta ketë fanellën e sezonit më legjendar të klubit kur fitoi tre trofe brenda një viti dhe disa dizajne nga e shkuara. /Telegrafi/   

telegrafi sport app