Klubi italian, Interi thuhet se do të përfundojë në janar marrëveshjen me portierin e Ajaxit, Andre Onana.

Onana është në vitin e fundit të kontratës me klubin holandez dhe thuhet se klube e duan atë për të ardhmen.


Megjithatë, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Nerazzurrët thuhet se e kanë fituar tashmë garën për nënshkrimin e tij.

Plani i Interit për Andre Onana është ende i njëjtë, nënshkruan me atë si lojtar të lirë në vitin 2022 nga Ajaxi.

Marrëveshja verbale e arritur muaj më parë dhe do të kompletohet kur do të lejohet nga rregullat zyrtare, nga 1 janari.

Onana është afruar nga shumë klube, përfshirë Barçën - por Interi thuhet se ka fituar garën tashmë. /Telegrafi/

telegrafi sport app