Klubi i madh italian. Interi po vlerëson tre opsione mbrojtëse për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës Tuttsport, Stefan De Vrij, Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar do të qëndrojnë të gjithë në klub edhe për sezonin e ri.


Megjithatë, ka dyshime për të ardhmen në klub të dyshes veterane, Diego Godin dhe Andrea Ranocchia.

Gazeta Tuttosport raporton se opsioni i parë për Nerazzurrët është mbrojtësi i Hellas Verona, shqiptari Marash Kumbulla, i cili vlerësohet me 25 milionë euro.

Marash Kumbulla Hellas Verona

Alternativa tjetër për mbrojtjen është italiani i Torinos, Armando Izzo, i cili pëlqehet nga trajneri Antonio Conte.

Ndërsa, emri i fundit është Jan Vertonghen i Tottenham, i cili do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe lehtë mund të përfundoj në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/

vertoghen izzo

telegrafi sport app