LAJMI I FUNDIT:

Interi nuk e përjashton më rikthimin e Lukakut

Interi nuk e përjashton më rikthimin e Lukakut

Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtorët e Interit nuk e përjashtojnë më rikthimin e Romelu Lukakut gjatë verës, me sulmuesin e Chelseat që kërkon të veshë sërish fanellën e Nerazzurrëve.

Tuttosport raportoi javën e kaluar se ylli i The Blues ka telefonuar vazhdimisht drejtuesit dhe lojtarët e Interit për t’u thënë atyre se ai është i hapur për t’u rikthyer në Stadio Meazza.

Ish-ylli i Manchester United po kalon një moment të vështirë në Stamford Bridge, ku nuk ka nisur asnjë ndeshje që nga shkurti. Ai është i pakënaqur në Chelsea dhe po kërkon një rikthim në Inter.


Lukaku u kërkon drejtuesve të Interit ta rikthejnë
Lexo po ashtu Lukaku u kërkon drejtuesve të Interit ta rikthejnë

Nerazzurrët duhet të balancojnë financat dhe mund të shesin disa nga yjet e tyre në afatin kalimtar të verës, por sipas La Gazzetta dello Sport, drejtorët e tyre nuk përjashtojnë më një rikthim të mundshëm të ish-yllit të tyre.

Raportimi specifikon se Interi do të përballonte vetëm kthimin e Lukakut në një marrëveshje huazimi. Që nga sot, Chelsea nuk mund të nënshkruajë apo të shesë lojtarë të rinj për shkak të sanksioneve ndaj pronarit të tyre Roman Abramovich. Blutë janë në proces të ndryshimit të pronësisë, ndaj Interi po pret të dijë se çfarë do të ndodhë në Stamford Bridge përpara se të flasë me gjigantët e Ligës Premier.

Lukaku shënoi 64 gola në 95 paraqitje në të gjitha garat gjatë periudhës së tij dyvjeçare në Inter nën drejtimin e Antonio Contes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori