Agjenti i Javier Pastores ka sqaruar se nuk ka asnjë kontakt me Interin në lidhje me klientin e tij.

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit kishte thënë të martën se nuk mund të garantonte nëse ai dhe Angel Di Maria do të qëndronin në Parc des Princes.


Ndërsa tash edhe përfaqësuesi i Pastores ka theksuar se nuk e di se a do të qëndrojë klienti i tij në kryeqytetin francez.

28-vjeçari është lidhur me Interin qe një kohë, mirëpo agjenti i tij ka thënë se tash për tash nuk ka asgjë konkrete.

Pastore1 (Foto: Getty Images)

"Nuk ka asgjë me Interin tash për tash", ka thënë Marcelo Simonian për Foot Mercato.

"Vërtet asgjë!", ka përsëritur agjenti i mesfushorit argjentinas.

Pastore ka luajtur në Serie A te Palermo nga kua u largua në vitin 2011. /Telegrafi/

pastroe4 (Foto: Getty Images)

telegrafi sport app