Interi lëshon fitoren nga duart - por titulli duhet shumë afër

Interi ka barazuar 2-2 ndaj Torinos në ndeshjen e javës së 34-të në Serie A, në një duel me shumë kthesa, ku zikaltërit shpërdoruan epërsinë prej dy golash.
Zikaltërit kaluan në epërsi në minutën e 23-të, kur Marcus Thuram realizoi me kokë pas një harkimi të saktë nga Federico Dimarco për 0-1.
Në pjesën e dytë Interi e rriti avantazhin. Në minutën e 61-të, Yann Bisseck shënoi për 0-2, duke përfituar nga një goditje këndi e Dimarcos dhe duke e dërguar topin në rrjetë me kokë.

Torino reagoi shpejt dhe e riktheu ndeshjen në lojë në minutën e 70-të. Giovanni Simeone realizoi një gol të bukur, duke e vërejtur portierin Yann Sommer jashtë pozicionit dhe duke e mposhtur me një parabolë për 1-2.
Momenti që e ndryshoi plotësisht rrjedhën e takimit erdhi në minutat e fundit. Pas një pretendimi për prekje me dorë në zonë, gjyqtari Maurizio Mariani e rishikoi aksionin në VAR dhe akordoi penallti për Torinon.
Nikola Vlasic ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 79-të, duke barazuar në 2-2 me një goditje të fuqishme në këndin e sipërm.

Edhe pas këtij barazimi, Interi ruan vendin e parë me 79 pikë, duke mbajtur diferencë të konsiderueshme prej 10 pikësh ndaj Napolit. Torino, ndërkohë, mbetet në mesin e tabelës, duke marrë një pikë të vlefshme pas një rikthimi të fortë ndaj liderit. /Telegrafi/





















































