Raportet në Kroaci tregojnë se Interi ka rënë dakord për një marrëveshje me klubin kroat, Zadar, për të riun Karlo Butic.

Mesfushori defensiv 17-vjeçar hyri në ekipin e parë sezonin e kaluar, duke bërë 28 paraqitje dhe duke shënuar gjashtë gola.


Sipas Zadarski, Butic ka kaluar tashmë testet mjekësore me Nerazzurrët dhe është i gatshëm për të kompletuar transferimin e tij në Serie A.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Duke pasur parasysh moshën e tij, është e pamundur që Butic të shkojë në ekipin e parë, kështu që ai ndoshta do të vendoset në Primavera apo do të huazohet në një skuadër tjetër në Itali.

Për talentin kroat ishte i interesuar edhe Juventusi, por Interi fitoi këtë derbi, duke i treguar dhëmbët e tij para fillimit të këtij kampionati. /Telegrafi/

telegrafi sport app