Inter dëshiron ta sjell Samuel Umtiti në huazim nga Barcelona, por nuk dëshiron ta fus në marrëveshje për Lautaro Martinezin.

Të dy klubet janë në negociata intensive, pasi Barca nuk e ka fshehur interesimin e tyre për argjentinasin Martinez, por nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 111 milionë euro.


Barcelona shpreson që të ulë çmimin me disa lojtarë në këmbim, duke përfshirë emra si Arturo Vidal dhe Junior Firpo.

SamuelUmtitti1 e1562103508612 Samuel Umtiti (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Umtiti u përmend gjithashtu nga shtypi spanjoll, por Calciomercato.com këmbëngul se Inter ka shumë dyshime për mbrojtësin qendror.

Nerazzurrit nuk janë aq të pa impresionuar dhe do të pranonin ta merrnin lojtarin vetëm në huazim e jo si pjesë e marrëveshjes së Lautaro Martinez.

umtiti

Umtiti ka pasur shumë probleme me lëndime pas transferimit të tij prej 25 milionë eurosh nga Olympique Lyonnais në 2016. /Telegrafi/

telegrafi sport app