Interi po synon të rinovojë kontratën me sulmuesin e talentuar argjentinas, Lautaro Martinez, pas paraqitjeve të mira sezonin e kaluar.

Martinez arriti verën e kaluar te Interi, por pati shumë hapësira dhe arriti t'i tregojë vlerat e tij duke shënuar nëntë gola dhe dy asistime në 35 ndeshje.


Paraqitjet e mira të tij me Interin dhe me Argjentinën kanë bindur drejtuesit e klubit për t'i rinovuar kontratën.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, përfaqësuesi i Lautaros, Beto Yaque ka diskutuar marrëveshjen e klientit të tij me Interin.

Lautaro Martinez

Bisedimet janë në pritje të përfundimit të mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve të verës më 2 shtator.

Klubi i Serie A është i interesuar të heqë klauzolën e lirimit të lojtarit prej 111 milionë eurosh, por Yaque dhe Martinez dëshirojnë që ajo të qëndrojë valide. /Telegrafi/

telegrafi sport app