LAJMI I FUNDIT:

Interi arrin marrëveshje personale me Lukakun

Interi arrin marrëveshje personale me Lukakun
Romelu Lukaku. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Romelu Lukaku është gjithnjë e më afër transferimit te Interi.

Sulmuesi belg është objektivi kryesor i Neroazzurëve për repartin ofensivë.

Mediat italiane kanë raportuar se tanimë drejtuesit e klubit kanë arritur një marrëveshje personale me lojtarin.


Lukaku është pajtuar që ta ulë pagën e tij nga 10 në tetë milionë euro në sezon te Interi.

Romelu Lukaku. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Tani klubi italian do të ketë punë me Manchester Unitedin për ta bindur të lënë të lirë Lukakun.

United po kërkon vetëm para kesh, pasi kanë refuzuar një ofertë të parë të Interit kur i ofruan 30 milionë dhe Ivan Perisic.

Djajtë e Kuq janë gati ta lënë të lirë Lukakun vetëm nëse vije një ofertë prej 70 milionë euro. /Telegrafi/