LAJMI I FUNDIT:

Interex kësaj radhe jep shpërblime cash në Vushtrri dhe Fushë Kosovë

Interex kësaj radhe jep shpërblime cash në Vushtrri dhe Fushë Kosovë

Interex është duke e zhvilluar lojën më të madhe shpërblyese në vend, ku konsumatorët duke blerë produkte dhe duke mbushur kupona mund të fitojnë banesë te Rëra e Hedhur, 3 vetura Citroen C3 apo një prej 165 shpërblimeve para të gatshme.

Ndonëse loja zgjatë deri me 24 gusht, deri atëherë Interex gjatë çdo jave, në të gjitha pikat e veta në Kosovë, do të bëjë tërheqjen e kuponave fitues të shpërblimeve cash, ndërkaq në fund të muajit gusht do të dhurohen tri shpërblimet kryesore: banesa në deti, 3 veturat Citroen C3 të reja dhe 1,000 euro cash.

Gjatë javës së kaluar, Interex ka dhuruar para të gatshme në vlerë prej 100, 200 dhe 500 eurove për 16 konsumatorët e vet në pesë pika të Prishtinës.

Ndërkaq sot e dje, Interex ka vazhduar me tërheqjen e kuponave fitues në katër pika në Vushtrri dhe Fushë Kosovë, ku fitues kanë qenë konsumatorë të shumtë me vlera prej 100, 200 dhe 500 eurove apo 3,100 euro total.

Vlen të ceket se pavarësisht në cilat pika tërhiqen kuponat, ata që mbesin janë ende në lojë deri në fund të gushtit.

Artikull i sponzorizuar