LAJMI I FUNDIT:

Interesim i vogël nga komunitetet që të bëhen pjesë e FSK-së

Interesim i vogël nga komunitetet që të bëhen pjesë e FSK-së

Mijëra të rinj po presin që të bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Konkursi i Ministrisë së Mbrojtjes për rekrutimin e të rinjve për shërbim në FSK është hapur me datën 11 shkurt të këtij viti dhe është mbyllur me datën 22 shkurt.


E në këtë konkurs për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, kanë aplikuar mbi 6000 persona e prej tyre vetëm 650 do të kenë mundësinë të pranohen.

Numri i të interesuarve jo-shqiptarë për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, nuk është edhe shumë i lartë.

Nga të gjitha komunitetet pakicë në Republikën e Kosovës, janë vetëm 174 aplikantë të cilët kanë shprehur gatishmërinë të shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.

Ai është shprehur se numri i përgjithshëm i komuniteteve jo-shumicë që kanë aplikuar për të qenë pjesë e FSK-së është 174, duke përfshirë këtu edhe pakicën serbe.

Ndërsa procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes të cilat duhet ndjekur të gjithë aplikuesit janë kësisoj: Shqyrtimi fillestar i aplikacioneve, testi i aftësive, testi fizik, intervista me shkrim dhe me gojë, testin mjekësor, trajnimi, verifikimi, emërimi dhe e drejta e ankesës.

Vlen të theksohet fakti që nuk ka vende të siguruara për asnjë kategori të veçantë në këtë konkurs.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 14 dhjetor i dhanë “dritën e gjelbër” shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.

Me mbi 100 vota për nga të gjitha partitë politike përveç Listës Serbe, deputetët votuan tri projektligjet që ia ndërruan mandatin FSK-së në ushtri mbrojtëse të Kosovës, por pa ja ndryshuar emrin kësaj të fundit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori