LAJMI I FUNDIT:

Interesim i dobët i diasporës për të votuar në zgjedhjet e 12 prillit

Interesim i dobët i diasporës për të votuar në zgjedhjet e 12 prillit

Deri më sot, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë paraqitur gjithsej 627 qytetarë të Maqedonisë për të votuar, që janë me punë të përkohshme jashtë vendit, njofton Koha.

Por ky numër nuk është as afër atij që duhet të arrihet që të mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit edhe në diasporë. Sipas Kodit Zgjedhor, që të zhvillohen zgjedhjet në diasporë, duhet të paraqiten për të votuar aq qytetarë sa vota ka marrë deputeti më pak i votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2016-ës, e që është mbi 6500.

Mirëpo, nga KSHZ-ja për gazetën Koha thonë se të gjithë ata qytetarë që jetojnë e veprojnë jashtë vendit e që i plotësojnë kushtet për të votuar deri më 11 mars kanë të drejtë të paraqiten për të votuar. Nga atje nuk parashikojnë nëse do të arrihet numri i nevojshëm që të zhvillohen zgjedhjet edhe në diasporë.

Por, njohësit e zhvillimeve elektorale dhe politike thonë se sipas ecurisë së deritanishme vështirë se mund të arrihet pragu i nevojshëm që të mbahen zgjedhjet e 12 prillit edhe në diasporë, por edhe po të mbahen për shkak të fragmentimit të votës, thonë se vështirë se mund të fiton ndonjë deputet./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori