Inter - Torino, formacionet zyrtare

Interi dhe Torino kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës së Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serie A, e cila zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 20:30.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti është befasuar në ndeshjen e parë duke u mposhtur nga Sassuolo dhe kërkon vetëm tri pikë ndaj Torinos.
Në anën tjetër, edhe Torino e ka nisur sezonin e ri me humbje dhe synon që nga ky udhëtim i vështirë të marr së paku një pikë.
Spalletti ka vendosur t'i bëjë disa ndryshime për dallim nga ndeshja e parë, ndërsa Walter Mazzarri luan me formacionin më të mirë të mundshëm.
Inter: Handanovic; Vrsaljko, Skriniar, De Vrij, D'Ambrosio; Brozovic, Vecino, Asamoah; Politano, Icardi, Perisic;
Torino: Sirigu; Izzo, N’Koulou, Moretti; De Silvestri, Soriano, Rincon, Meite, Ansaldi; Iago Falque, Belotti/Telegrafi/




















































