Interi ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit i është rikthyer fitoreve në kampionatin italian, pas tetë ndeshjeve 'agjërim', ku pesë të fundit ishin barazime.


Golat në këtë takim u shënuan nga Eder Martins (2') dhe Yann Karamoh (63') për Nerazzurët, ndërsa për Bolognan shënoi Rodrigo Palacio (25').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte talenti francez, Karamoh, i cili pas paraqitjes brilante u notua me 8.1.

Karamoh Festa e Karamoh pas supergolit të shënuar (Getty Images)

Në anën tjetër, lojtarët me notën më të ulët ishin i ndëshkuari me të kuq, Ibrahima Mbaye dhe mbrojtësi Joao Miranda, të cili u vlerësua me notë 5.3. /Telegrafi/ Inter:

notat interi e1518365715398

Bologna:

notat interi 1 e1518365736908

telegrafi sport app