LAJMI I FUNDIT:

Intensifikohet hetimi ndaj Rusisë

Intensifikohet hetimi ndaj Rusisë

Hetimet mbi një bashkëpunim të mundshëm mes njerëzve të fushatës së Presidentit Trump dhe Rusisë është intensifikuar në javët e fundit. Ka patur pranime të tjera fajësia dhe janë ngritur padi ndaj13 shtetasve rusë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016. Megjithëse rezultati i hetimit mbetet i paqartë, kjo çështje pritet të shdërrohet në një problem të madh për zgjedhjet e këtij viti për në Kongres. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone njofton nga Uashingtoni.

Këshilltarja e presidentit Hope Hicks ishte e fundit që dëshmoi përpara një komisioni të Kongresit që po heton lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje.


Ajo nuk pranoi t’i përgjigjej disa pyetjeve, duke i zhgënjyer demokratët.

“Ky nuk është privilegj ekzekutiv. Ky është refuzim ekzekutiv”, tha ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

Hetimi për ndërhyrjen ruse që drejtohet nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller është intensifikuar javët e fundit. Të mërkurën, ish-kryetari i fushatës së Donald Trumpit, Paul Manafort, u deklarua i pafajshëm për akuza, që përfshijnë dhe pastrimin e parave.

Javën e kaluar ish-zëvendësi i tij Rick Gates, pranoi fajësinë se pati gënjyer prokurorët dhe tashmë po bashkëpunon me autoritetet.

Në një seri postimesh në Twitter, Presidenti Trump kritikoi edhe një herë hetimin duke e cilësuar atë “gjueti shtrigash”.

“Ata kanë hedhur këtë re të rreme mbi administratën. Kjo ka dëmtuar qeverinë tonë. Ky është një mashtrim i demokratëve”

Demokrati më i lartë i komisionin të Senatit për Zbulimin Mark Warner ka mendim tjetër.

“Kjo është gjëja më e rëndësishme e gjithë karrierës time publike. Nxjerrja e së vërtetës është jashtëzakonisht e rëndësishme”.

Hetimi për ndërhyrjen ruse ka hedhur një re mbi Shtëpinë e Bardhë, thotë analisti Costas Panagopoulos.

“Mendoj se është një kërcënim i madh. Nuk e dimë se çfarë do të dalë nga hetimet. Nuk e dimë se sa serioze do të jenë këto gjetje për presidentin”.

Shqetësimet lidhur me hetimin mund të dëmtojnë më tej vlerësimet historikisht të ulëta të miratimit për presidentitn Trump, ndërsa Kongresi përgatitet për zgjedhjet e këtij viti, thotë John Hudak.

“Nëse republikanët humbasin Dhomën e Përfaqësuesve apo Senatin në 2018, do të ishte një përfundim tragjik për dy vitet e fundit të mandatit të parë të Trumpit”.

Por sipas analistit konservator Michael Barone, deri më tani, hetimi duket se ka patur pak ndikim tek mbështetësit kryesorë të presidentit Trump.

“I ashtuquajturi hetim ndaj Rusisë ka patur shumë pak ndikim ndaj presidentit Trump dhe administratës së tij, nga sa kundërshtarët e tij do të donin të ishte”.

Për momentin, për presidentin, si dhe për gjithë të tjerët, mbetet e paqartë, se kur do të përfundojnë hetimet dhe çfarë mund të dalë prej tyre. /VOA

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori