LAJMI I FUNDIT:

Inteligjent dhe shumë aktiv – është qeni zyrtar i policisë i të gjitha shteteve të BE-së

Inteligjent dhe shumë aktiv – është qeni zyrtar i policisë i të gjitha shteteve të BE-së

Inteligjent dhe shumë aktiv, me origjinë nga Belgjika, Malinois në botë është konfirmuar si qen i shkëlqyeshëm në punën me policinë dhe i paarritshëm në gjurmimin e narkotikëve

Malinoisi është shumë i bukur, qen i mençur i cili nuk u beson njerëzve të panjohur, por pothuajse kurrë nuk është agresiv.


Është i lartë, mesatarisht 58 cm (femrat) deri në 62 cm (meshkujt), i rëndë prej 20 – 25 kg (femrat) deri në 25 – 30 kg (meshkujt), transmeton Telegrafi.

Pos këtyre përparësive, shumë ekspertë thonë që malinoisi është shumë i kujdesshëm dhe reagon shpejt, sepse ka reflekse më të mira sesa kushëriri i tij i famshëm dhe i popullarizuar gjerman.

Fjala është për qëndrueshmërinë e madhe të qenit me karakter të butë me të cilin njeriu mundet shumë mirë të komunikojë dhe të bashkëpunojë shkëlqyeshëm.

Gjithashtu, ai është qen te i cili shërbimet e shpëtimit kanë besimin më të madh kur është fjala për situata më të vështira, kur varet jeta për një fije peri.

Kjo racë ruan mirë objektet, është energjike dhe stërvitet lehtë.

Malinoisi është kafshë lozonjare, e kujdesshme dhe e ndjeshme.

Është jashtëzakonisht i besueshëm si ruajtës bagëtish, mbrojtës dhe shumë besnik ndaj pronarit dhe familjes.

Më së shpeshti janë qen shumë intensivë të cilët dëshirojnë të jenë të përfshirë në të gjitha aktivitetet familjare.

Për këtë shkak assesi nuk u rekomandohet pronarëve të cilët punojnë herë pas here apo shpesh janë në udhëtime duke lënë kanakarin e tyre në shtëpi.

Jetëgjatësia mesatare është 10-14 vjet. Sëmundjet kryesore ndaj të cilave kjo race është e predispozuar janë kataraktet, epilepsia, tiroidet, sëmundje degjenerative të veshkave, probleme kardiake. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori