LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca britanike: Rusët kanë filluar të ndëshkojnë ushtarët duke i mbyllur në gropat në tokë

Inteligjenca britanike: Rusët kanë filluar të ndëshkojnë ushtarët duke i mbyllur në gropat në tokë

Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin më të fundit për luftën në Ukrainë, ka informuar opinionin për më të rejat.

Sipas inteligjencës britanike, komandantët rusë ndoshta kanë filluar të ndëshkojnë ushtarët e tyre në Ukrainë, duke i burgosur në të ashtuquajturat birucat – vrima në tokë të mbuluara me shufra metalike, transmeton Telegrafi.


“Disa raporte të kohëve të fundit nga personeli ushtarak rus, përshkruajnë situata në të cilat ushtarët janë vendosur në biruca për shkelje të tilla si pirja e alkoolit dhe përpjekjet për të lidhur kontrata shërbimi”, thuhet në raportin e inteligjencës ushtarake britanike.

Në raport thuhet se masat e rrepta disiplinore në radhët e ushtrisë ruse në Ukrainë filluan të zbatohen kur gjenerali Valery Gerasimov mori komandën e forcave në Ukrainë.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, inteligjenca perëndimore vazhdimisht ka raportuar për mungesë të hierarkisë dhe disiplinës në ushtrinë ruse. /Telegrafi/