Për fat të mirë, 718 GTS është shumë i shkathtë

Vozitja e super-makinave, po bëhet gjithnjë e më e thjeshtë dhe mund të thuhet, se të jesh mbi timonin e ndonjë modeli të ri, mund të udhëtojë edhe një fëmijë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, as shoferët më të shkathtë nuk kanë mundësi të lëvizin me shpejtësi ndërmjet shtyllave të një magazine të boshatisur.

Në mënyrë që të kryhen manovra të tilla, në një ambient tërësisht të pazakontë, janë angazhuar dy instruktorë gjermanë, të cilët angazhimin e përfunduan me shumë sukses.

Derisa vozisnin nga një Porsche 718 GTS, që prodhon deri 361 kuaj fuqi, ata bënin rrathë të shpejta në magazinën e Porsche që është ndërtuar në Kanada dhe do të hyjë në funksion së shpejti.

Këto manovra në ambiente të mbyllura dhe hapësira të ngushta për lëvizje, nuk rekomandohet të provohet prej shoferëve tjerë. /Telegrafi/