LAJMI I FUNDIT:

Instituti ‘Octopus’: Neo-nazisti Maik Muller po përdoret nga Kisha Ortodokse Serbe për të propaganduar kundër Kosovës

Instituti ‘Octopus’: Neo-nazisti Maik Muller po përdoret nga Kisha Ortodokse Serbe për të propaganduar kundër Kosovës

Instituti për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus” ka sqaruar se kush neo-nazisti gjerman Maik Muller, i cili përdorët veçanërisht nga Kisha Ortodokse Serbe (KOS) për të propaganduar kundër Kosovës.

“Octopus” me anë të një përshkrimi në Facebook thotë se Muller si përfaqësues i KOS-it përdor narrativat për të nxitur urrejtje ndaj shqiptarëve.

“Maik Muller është përfaqësues i partisë gjermane të ekstremit të djathtë NPD, përkatësisht i organizatës së saj rinore Junge Nationalisten. Ai ka lindur dhe jeton në Dresden të Gjermanisë, një qytet i njohur për ndikimin e tij rus”, thuhet në përshkrimin e institutit.


“Muller është udhëheqës i organizatës ‘Europäische Solidaritätsfront für Kosovo’, e njohur zyrtarisht për veprimtari humanitare që në Gjermani dhe vendet gjermanofolëse merret me ndikim politik, kundër demokracisë liberale perëndimore dhe NATO-s dhe SHBA-së. Muller u konvertua në Kishën Ortodokse Serbe në vitin 2016”, vijon sqarimi.

Sipas institutit, aktiviteti më i madh i Mullerit në mediet sociale është propaganda anti-NATO dhe pro-serbe.

“Aktiviteti më i madh i Muller në mediat sociale është propaganda anti-NATO dhe pro-serbe. Ai përdor profilin në Facebook me emrin ‘Maximilian Brown’. Kisha serbe përdor Mullerin, si përfaqësues të neonazizmit, për të dezinformuar për Kosovën. Narrativa që ai përdor, si përfaqësues i Kishës Ortodokse Serbe, është nxitja e urrejtjes ndaj shqiptarëve, NATO-s, amerikanëve dhe hebrenjve”, përfundon “Octopus”.

Afërsia e Mullerit me lëvizjet ultra-nacionaliste e kishtare ruso-serbe, kanë ndikuar tek ai që të praktikoj besimin fetarë ortodoks.

Maik Müller duke u pagëzuar në Kishën Ortodokse Serbe

Ai e ka pranuar edhe vet se vizitat në Kosovë, takimet me klerikë serbë si dhe me klerikun e Kishës Ortodokse Ruse në Drezden (vendi i njohur ku Vladimir Putin ka shërbyer si pjesë e KGB-së dhe ku ka mbetje të ndikimit shumë të madh rus), e kanë shtyrë që të bëhet besimtarë i Kishës Ortodokse Serbe.

Për aktivitetet e tij të dyshimta, Muller disa vite ka qenë në vëzhgimin e shërbimeve inteligjente gjermane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori