LAJMI I FUNDIT:

Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mosha më e atakuar e dhunës seksuale është 11 deri 16 vjeç

Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mosha më e atakuar e dhunës seksuale është 11 deri 16 vjeç

Instituti i Mjekësisë Ligjore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, kanë nisur fushatën “Ma thuaj me kohë– dhuna seksual nuk është krim”, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunë seksuale.

Gjatë tryezës së rrumbullakët, ku u bë edhe solemnisht hapja e fushatës, u tha se rreth 59 përqind të viktimave seksuale janë të moshës 11 deri 16 vjeçe, por të cenueshme janë edhe mosha nën 10 vjeçe.


Zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore nga EULEX, Tarja Formisto, deklaroi se tani është koha për ngritje të vetëdijes publike rreth dhunës seksuale.

Sipas saj, abuzimi seksual nuk është i patejkalueshëm, por duhet të marrë preventivat e nevojshme.

“Mesazhi i parë, tash është koha që të investojmë në njerëz të rinj, tash është koha jonë, tani është koha që të ngrejmë vetëdijen publike se çka është akti seksual dhe dhuna seksuale, dhe të përhapim informata rreth kësaj, se si të reagojmë, si të raportojmë ngjarjen kur personi bëhet viktimë e dhunës seksuale. Unë them se tash është koha, sepse njerëzit e rinj janë jo vetëm ardhmëria por janë e tanishmja”, ka thënë ajo.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi se edhe 20 vite pas luftës, zëri i viktimave seksuale nuk po dëgjohet. Sipas saj, ato po ballafaqohen me shumë vështirësi.

E para e Fondacionit “Jahjaga”, tha se heshtja e viktimave të dhunës seksuale mund të marrë fund duke i mundësuar secilës viktimë që të flasë për atë që i ka ndodhur.

Ndër të tjera ajo ka thënë se e gjitha shoqëria duhet të ofrojë përkrahje sidomos në aspektin ligjor institucional dhe të drejtësisë, siç theksoi ajo, me qëllim që kryesit e këtij krimi të vihen para drejtësisë.

“Kanë kaluar më shumë se dy dekada kur lufta mbaroi në Kosovë. Me kalimin e kohës plagët e mijëra grave dhe burrave që u dhunuan gjatë luftës nuk janë shëruar dhe shpirtrat e tyre ende nuk janë të qetë. Kjo është edhe arsyeja pse të gjithë ne duhet të bashkojmë forcat dhe t’u krijojmë kushtet dhe hapësirën e nevojshme që ata të flasin, të dalin përpara me përjetimet dhe me rrëfimet e tyre. E vërteta e tyre është përpjekur të fshihet, të mbyllet dhe të varroset për më shumë kohë nga shumë njerëz dhe grupe të ndryshme, e vërteta e tyre është përpjekur të zhbëhet nga një shtet i tërë nga ai i Serbisë. Duhet të punojmë si në aspektin ligjor, atë institucional, social, ekonomik po ashtu edhe në aspektin e drejtësisë e cila fatkeqësisht ende është duke munguar”, u shpreh Jahjaga.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se mosha më e atakuar që të jetë viktimë e dhunës seksuale është ajo nga 11 deri në 16 vjeçe.

Ai theksoi se tejet e rëndësishme është ngritja e vetëdijes për ruajtjen e provave biologjike.

“Sikurse në autopsi ashtu edhe tek viktimat e dhunës seksuale, gjysma e punës apo rastit është vendi i krimit. Ne jemi të gjithë së bashku dhe duhet të ndërtojmë bashkërisht standardet operative profesionale që duhet të jenë protokoll i veprimit. Mos të vonohemi me provat biologjike të cilat nuk kanë kohë të presin sepse ato qëndrojnë shumë shkurt në trupin e njeriut. Mosha më e atakuar e dhunës seksuale është prej 11 deri në 16 vjeç, ku kemi të bëjmë me persona apo fëmijë të cilët fizikisht janë të rritur dhe të zhvilluar dhe në aspektin psikik zhvillimor janë ende fëmijë“, tha Gërxhaliu.

Specialistja e mjekësisë ligjore, Bergita Curri gjatë prezantimit të projektit “Ma thuaj me kohë“, tha se grupi më i cenuar nga dhuna seksuale është gjinia femërore.

Sipas saj, shqetësuese është se në Kosovë pre e abuzimit seksual janë edhe moshat 0 deri në 10 vjeç.

“59 për qind e viktimave janë të moshës 11 deri 16 vjeçare e që është grup moshë jashtëzakonisht e ndjeshme. Ka prej 17 deri në 20 fatkeqësisht ne kemi edhe viktima të dhunës seksuale që janë shumë të vegjël – kemi prej moshës 0 deri në 10 ka viktima 2 vjeç, 3, 5 vjeç që kur i shikon statistikat e vendeve tjera shumë rrallë ndodh që të ketë këtë grup moshë. Një e dhënë tjetër që për ne si institucion ka qenë shumë shqetësues, e vështirë dhe shokuese ka qenë tabela me mostrat e marra prej të gjitha atyre viktimave që vijnë tek ne. Vetëm në 28 për qind të rasteve ku janë marrë mostrat ka qenë e mundur dhe e arsyeshme me marrë mostra dhe kjo është e dhënë që na shqetëson sepse nuk habitemi pse pastaj kemi aktgjykime apo dënuese pak”, tha ajo.

Fushata vetëdijësuese për dhunën seksuale “Ma thuaj me kohë“ do zgjas 9 muaj me aktivitete të shumta në mbi 30 shkolla të Kosovës. Ligjëratat e para do fillojnë nga ky muaj në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, dhe ligjërues do jenë një mjek ligjor dhe zyrtarë policor./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori