LAJMI I FUNDIT:

Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri: Tërmeti 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit, ka rënë në një thellësi 9 kilometra nën tokë

Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri: Tërmeti 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit, ka rënë në një thellësi 9 kilometra nën tokë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë mbrëmjen e së dielës. Tërmeti u ndje në Tiranë, por edhe në zonat jugore dhe juglindore të vendit, si Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Berat, Elbasan etj.

Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me epiqendër në zonën e Follorinës në Greqi me magnitudë 5.6.

Disa minuta më vonë, dy tërmete të tjerë goditën Greqinë, njëri me magnitudë 3.5 dhe tjetri 4.8.

Departamenti i Sizmiologjisë i Institutit të Gjeoshkencave në Shqipëri njofton se tërmeti ka rënë në një thellësi 9 kilometra nën tokë.

Sot në datën 09/01/2022, ora 22:43 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M5.6 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 9 km. Epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64. Nuk kemi njoftime për dëme”, thuhet në njoftimin e Institutit të Gjeoshkencave.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori