Pesë persona që po ballafaqohen me akuza të rënda në rastin e përdhunimit të një 11 vjeçareje, do t’i nënshtrohen ekzaminimit psikiatrik.
Për këtë, është vendosur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kërkesës së avokatëve mbrojtës në seancën e mbajtur pas kthimit në rigjykim të këtij rasti nga Apeli,
Megjithatë, lënda për këtë rast, ende nuk ka mbërritur në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, institucion që vazhdon të përballet me numër të madh të kërkesave të tilla.
Sipas avokatit Anton Nrecaj, në shumë raste këto bëhen për të ulur dënimin e të akuzuarve.
“Nëse konstatohet se ka probleme vendore, atëherë ajo mund të merret si një rrethane e cila e ka bërë nën ndikimin e asaj që çka nuk e ka pasur në kontroll vetën, por që duhet të e them sepse pothuajse në të gjitha proceset penale personi, i cili ka kryer veprën penale coftë vrasje, dhunim apo vepra të tjera, gjithmonë pala mbrojtëse e shfrytëzon këtë mjet juridik, nën pretekstin që të merret rrethane lehtësues”, ka theksuar Anton Nrecaj – CLARD.
Gjatë muajit shkurt, katër nga pesë të akuzuarit në këtë rast, ishin dënuar me 40 vjet burgim gjithsej, ndërsa njëri ishte liruar nga akuza në mungesë të provave.
Ekrem Rexhepi ishte dënuar me 15 vjet burg, derisa tre të miturit, G.R me 9 vjet burg kurse G.J dhe Xh.S me nga 8 vjet burg secili.
Aktgjykimi i shkallës së parë ishte përfshirë në shkelje të shumta, çka ka shtyrë shkallën e dytë që ta anulojë në tërsi vendimin e themelores dhe rastin ta kthej në rivendosje.
Sipas Gjykatës së Apelit të cilin e posedon Dukagjini, aktgjykimi i themelores ishte i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se është i paqartë.
“Aktgjykimi i ankimuar është i paqartë, gjykata nuk ka paraqitur qartë dhe në mënyrë të plotë se cilat fakte i ka konsideruar të vërtetuara apo jo, nuk ka vlerësuar saktësinë e provave kundërthënëse, në aktgjykim nuk janë dhënë arsyet në të cilat është bazuar me rastin e vendosjes në këtë çështje penale, si dhe ka kundërthënie për faktet vendimtare ndërmjet asaj që paraqitet në arsyetimin e aktgjykimit të ankimuar lidhur me përmbajtjen e shkresave dhe procesverbaleve për deklarimet e dhëna në procedurë penale, e veçanërisht me rastin e vërtetimit të ekzistimit të veprave penale dhe përgjegjësisë penale të të akuzuarit dhe të miturve, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penale ndaj të akuzuarit dhe veprës së tij”, thuhet Aktvendimi i Gjykatës së Apelit në faqe 7.
Për dhunimin e 11 vjeçares që u bë publik në gusht të vitit të kaluar, janë duke u akuzuar 13 persona në dy procese të ndara derisa veprat për të cilat akuzohen janë “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, “Trafikimi me njerëz”, “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi” e “Dhunim”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit