LAJMI I FUNDIT:

Institucionet keqplanifikuan 25 milionë euro

Institucionet keqplanifikuan 25 milionë euro

Mbetet shqetësuese për auditorin dhe deputetët e Kuvendit vlera prej 25 milionë eurosh për keq planifikim të shpenzimeve nga institucionet e Kosovës për vitin 2015.

Ndër shqetësimet tjera është edhe trendi i rritjes së shpenzimeve si pasojë e vendimeve gjyqësore. Për vitin paraprak, nga buxheti i shtetit janë paguar 12 milionë euro për rastet e humbura në proceset gjyqësore. Kështu u bë e ditur gjatë shqyrtimit të raporteve vjetore të Auditimit për Ministrinë e Financave dhe për Ministrinë e Administratës Publike në komisionin parlamentar për Mbikëqyrje Financiare.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani tha se shqetësim tjetër është edhe angazhimi i numrit të madh të të punësuarve me kontratë mbi vepër nëpër institucionet e shtetit dhe rritja e shpenzimeve në fund vit.

“Janë shqetësuese mbulimi i pozitave me ushtrues detyre dhe lidhja e kontratave të shumta për shërbime të veçanta, të cilat po e sulmojnë disiplinën fiskale dhe kemi nevojë që të shmangim volumin e lartë të pagesave të fund vitit, sepse kjo po rritë rrezikun për pagesat e pa rregullta dhe blerje të pa nevojshme. Një rast i veçantë i cili donë një trajtim është rritja e pagesave drejtpërdrejt nga Thesari si pasojë e vendimeve gjyqësore që ka shkuar rreth 12 milionë euro sipas vendimeve gjyqësore tregon që megjithatë kemi një mos kujdes nga ana e organizatave buxhetore”, tha Osmani.

Në komisionin parlamentar për Mbikëqyrje Financiare raportoi ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili theksoi se ka një tendencë të rritjes së menaxhimit më të mirë të financave publike, ku sipas tij, janë duke implementuar një varg reformash për rregullimin e kornizës ligjore që adreson implementimin e rekomandimeve. Hoti tha se kanë në plan formimin e një Këshilli që përfshin institucionet përkatëse për mbikëqyrjen e implementimit të rekomandimeve.

“Ne kemi analizuar me kujdes raportin e auditorit si Ministri e Financave. Mua më gëzon fakti si ministër që numri i raporteve të auditorit që janë të pamodifikuara ose me theksim të çështjes është rritur krahasuar me vitin 2014 për 9.23 për qind. Normalisht nuk është nivel i kënaqshëm për të cilin mund të ndihem i kënaqur, por ka një tendencë të përmirësimit të menaxhimit financiar nëpër organizatat buxhetore… besoi se ka nevojë që të thellohen më tutje reformat”, tha ministri Hoti.

Edhe ministri i MAP-së, Mahir Yagcilar, tha para anëtarëve të këtij komisioni se janë në përpjekje që të përmirësojnë punën e Qeverisë, por edhe të institucioneve ku interferon edhe Ministria e Administratës Publike, në mënyrë që të ketë organizim më të mirë në përmirësimin e menaxhimit të financave publike.

Kryetari i këtij Komisioni, Faton Topalli nga radhët e LVV-së, tha se sheh një vështirësi të planifikimit dhe organizimit për menaxhimin e financave publike. Si shqetësim tjetër, Topalli sheh edhe mos implementimin e rekomandimeve të auditorit, dhe sipas tij qeveria nuk ka pasur asnjë plan në vitet e kaluara për këtë çështje.

“Ajo që më së shumti më shqetëson është që krahas punëve të mira që janë duke u bërë, p.sh. kjo e kontrollit të brendshëm, është një punë që unë e vlerësoi shumë… e shoh në përgjithësi në organizatat buxhetore një vështirësi në kuptimin e planifikimit, të organizmit, të përcaktimit të përgjegjësive, këto janë problemet kryere të cilat nga pikëpamja janë të dalura. Ajo që më shqetëson më së shumti është që rekomandimet e auditorit të përgjithshëm nuk po implementohen dhe vazhdimisht Qeveria nuk dorëzon plan për implementimin”, tha Topalli.

Anëtari i komisionit, Ali Sadria nga LDK, tha se brengosëse për të, janë borxhet e bartura në qeveri dhe komuna. Ai tha se ka elemente pozitive në raport, të cilat dalin sidomos për të hyrat buxhetore.

“Një çështje tjetër që është brengë, janë borxhet e bartura, kjo është edhe në institucionet qendrore dhe nëpër komuna. Kjo tendencë jo që nuk është zvogëluar por është në rritje”, tha Sadria.

Anëtari tjetër Abdyl Imeri nga PDK, vlerësoi se të gjitha të gjeturat e theksuara në këtë raport nga Auditori, kanë për qëllim që organizatat buxhetore të rrisin transparencën llogaridhënien dhe shpenzimet e parasë publike, si dhe përmirësimin e qeverisjes. Por, ai tha se me gjithë përmirësimet që shihen në raport, ka keq klasifikim të buxhetit.

“Po qese shihet struktura e buxhetit se si është planifikuar rrjedha e parasë dhe realizimit, shihet se kemi një keq klasifikim për shkak të buxhetimit jo të drejtë të shpenzimeve. Vlera e parave për mua prej 25 milionë e 307 mijë euro është keq klasifikuar dhe është shumë e madhe”, tha Imeri.

Nga 1 mijë 177 rekomandime vetëm 365 prej tyre janë adresuar plotësisht, 418 I kemi të adresuara pjesërisht dhe 403 rekomandime janë fare të pa adresuara nga ana e organizatave buxhetore. Auditori theksoi se do të ishte me rëndësi që të krijohet një plan të Veprimit nga Qeveria e Kosovës dhe një plan kohorë për mënyrën e adresimit të këtyre rekomandimeve.

Në rend të ditës ishte paraparë edhe shqyrtimi i Raportit të Auditimit për PVF e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015, i ftuar ishte ministri Dalibor Jevtic, por në kuadër të bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga Lista serbe, nuk mori pjesë Jevtic.

Komisioni për shkak të vazhdimit të seancës së djeshme, u detyrua të ndërpresë punimet për shqyrtimin e raporteve të Auditorit për vitin 2015, për Ministrisë së Shëndetësisë dhe për Klinikën Universitar të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Kompania Turistike Shpejtimi
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Vend i bujqësisë, por Kosova importon sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve

Vend i bujqësisë, por Kosova importon sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve

Ekonomi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori