LAJMI I FUNDIT:

Instinkti i nënës – gruaja shtatzënë në Brazil hodhi veten drejt djalit të saj për ta mbrojtur atë nga të shtënat

Instinkti i nënës – gruaja shtatzënë në Brazil hodhi veten drejt djalit të saj për ta mbrojtur atë nga të shtënat

Pamjet e kamerave nga një restorant në Brazil kanë mbuluar internetin.

Kamera e lokalit ku ndodhi incidenti, kapi pamjet kur dy burra hyjnë në një restorant dhe fillojnë të hapin zjarr.


Në momentin kur ata hynë në lokal, aty kishte shumë persona, në mesin e tyre edhe një grua shtatzënë, por edhe me një fëmijë tjetër të vogël, transmeton Telegrafi.

Gruaja që ishte 6 muajshe shtatzënë kapi djalin e saj dhe u shtri mbi të në përpjekje për ta mbrojtur atë, të tjerët ikën nga vendi i ngjarjes duke e lënë atë vetëm për disa momente.

Burrat që donin të vidhnin restorantin vetëm morën dy celularë dhe u larguan. Askush nuk u lëndua. /Telegrafi/