LAJMI I FUNDIT:

INSTAT: Turistët nga Kosova, gjermanët dhe italianët me numrin më të lartë të vizitave në Shqipëri

INSTAT: Turistët nga Kosova, gjermanët dhe italianët me numrin më të lartë të vizitave në Shqipëri

Muaj pas muaji, statistikat publike konfirmojnë një vit rekord për turizmin. Vizitorët në strukturat akomoduese janë rritur me 38 për qind gjatë muajit maj, ndërsa netë-qëndrimet janë rritur me 46.7 për qind.

Rritja më e madhe vihet re nga të huajt. Vizitorët jo-rezident janë rritur me 52.2 për qind gjatë majit, ndërsa netë-qëndrimet janë rritur me 42 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sa i përket vizitorëve rezident, rritje vjetore fiksohet në 17.4 për qind, ndërsa për netë-qëndrimet pranë 57 për qind.


Ndërkohë, ajo që bie më së shumti në sy nga shifrat është edhe rritje e vizitorëve të huaj sipas rajoneve. Në veri rritja vjetore e të huajve nëpër strukturat akomuduese gjatë majit fiksohet pranë 20 për qind, në rajonin e qendrës pranë 33.2 për qind dhe në rajonin e jugut pranë 145 për qind. Edhe në zonat bregdetare rritja vjetore e vizitorëve është ndjeshëm më e lartë se në zonat jo-bregdetare.

Shifrat tregojnë gjithashtu se gjatë majit, 65 për qind e vizitorëve në strukturat akomoduese janë shtetas jo-rezident, ndërsa 35 për qind janë vendas. Mes të huajve, pjesën kryesore e zënë shtetasit nga Kosova me 12.7 për qind të totalit, ndjekur nga gjermanët me 9.1 për qind të totalit dhe italianët me 7.8 për qind.

Ndjekin më pas në renditje polakët dhe anglezët. Në kushtet kur publikimi i INSTAT-it mbi hyrjet dhe daljet e shtetasve nuk përmbajnë më identifikim gjeografik të turistëve, këto shifra që vijnë në formën e një ankete janë referenca e vetme në lidhje me origjinë e turistëve në Shqipëri këtë vit.

Edhe norma e shfrytëzimi të shtretërve dhe kapaciteteve akomoduese është rritur gjatë Majit, pranë 18.7 për qind nga 16 për qind që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këto shifra mbështesin statistika të ngjashme në lidhje me hyrjet e shtetasve në Shqipëri këtë vit, kur vihet re një rritje rekord e turistëve, përtej edhe niveleve të vitit 2019, viti rekord, para pandemisë.

Për më tepër, këtë vit është vënë re një shtrirje e sezonit turistik përtej muajve të verës, paçka se ky i fundit mbetet qershia mbi tortë e një sektori që sipas shumë vlerësimeve përfaqëson direkt dhe indirekt rreth 20 për qind të ekonomisë shqiptare. /Java News/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori