Sipas raportit të fundit të INSTAT-it, shqiptarët kanë pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Evropë e rajon.
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 43.7 orë në javë në vitin 2022, nga 43.3 orë vitin e mëparshëm, publikon INSTAT.
Të dhënat e tjera të EUROSTAT, që masin orët e punës për shtetet e Evropës dhe disa vende të rajonit bëjnë të ditur se punonjësit shqiptarë kanë orët e punës më të gjata në Europë, së bashku me vende të tjera të rajonit.
Në të kundërt, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (33.2 orë), e ndjekur nga Gjermania (35.3) dhe Danimarka (35.4). Të dhëna të tjera tregojnë se ndonëse kanë orët më të zgjatura të punës, punonjësit shqiptarë kanë pagat më të ulëta në Evropë.
Shqipëria kishte pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro. Ndërsa në shtetet e tjera të Evropës, paga mesatare janë mbi një mijë euro në muaj.

“E para punëtori duhet të punojë aq sa parashikon kontrata. E dyta, nëse punëdhënësi të kërkon orë jashtë orarit do të shohësh parashikimet që ke në kontratë për mënyrën e pagesës për orët jashtë orarit dhe nëse të intereson ose jo. Sigurisht që puna e papaguar ka vetëm një emër që do të thotë shfrytëzim. Dhe nuk besoj se ka ndonjë kapitalist, pronar biznesi apo sipërmarrës që të ketë dalë për të bërë bamirësi”– tha eksperti për Ekonominë, Zef Preçi.
Aktet ligjore që regullojnë marrëdhëniet e punësimit ne i kemi bashkohore, por zbatimi i tyre lë për të dëshiruar. Inspektoriati i Punës është një prej institucioneve të ngritura posaçërsith për të rregulluar marrëdhëniet punëdhënës dhe punëmarrës. Por mënyra si funksionon, stafi i reduktuar ndoshta edhe ndikime të tjera, bëjnë që ndihmesa që ai jep të të mos funksionojë.
Shqipëria ka një komitet të krijuar që në vitin 2000 që quhet Komiteti Trepalësh, Punëdhenësi-Punëmarrësi-Qeveria. Është fakt i njohur që në pjesën më të madhe të kohës ai është dominuar nga oligarkë, dhe organizata biznesi që punojnë për interest e tyre të ngushta.
Shqipëria nuk ka sindikata, ka thjesht disa zinxhirë transmisioni të trashëguara që nga komunizmi dhe të keqpërdorura në demokraci, në një kohë kur sindikatat kanë rol të qënësishëm në Europën Perëndimore dhe vendet e zhvilluara demokratike, raporton tch.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ambasadori i Italisë, Antonello De Riu, promovon kuzhinën Italiane në restaurantin "Il Gusto" në Prishtinë

Creative Hub të enjten në Prishtinë festoi hapjen e zyrës së tretë në SHBA

Radha jote drejt luksit – PATOS lanson lojën shpërblyese me premi kryesore Porsche

Kënaqu me kuq e zi në VITALAND!

Prishtina Mall shndërrohet në një përrallë të vërtetë festash – eja festoni me ne

Turbullirat në liqenin e Ujmanit – KRU “Prishtina” njofton për reduktime të ujit në Fushë Kosovë

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Nëse ende po mendon ku është vendi ideal të hapësh një restaurant- zgjidhja është ky lokal me qira ID-245

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Pjesë e Big Brother VIP Albania 3? Ermal Fejzullahu befason me përgjigjen

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Rrëfimi emocional i Azemit - i përlotur rrëfen dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë

Xabi Alonso ka implementuar taktikën gjeniale që ka ndihmuar Leverkusenin të jetë lider në Bundesliga