LAJMI I FUNDIT:

Inspektori policor mohon se është përdorur forcë ndaj Haki Azirit, më 10 shtator vazhdon gjykimi për “Monstrën”

Inspektori policor mohon se është përdorur forcë ndaj Haki Azirit, më 10 shtator vazhdon gjykimi për “Monstrën”

Me dëshmimin e dy personave të propozuar nga prokuroria, më 10 shtator vazhdon seanca për lëndën “Monstra”.

Dëshmitarët janë nga Qendra për njoftim dhe komandë të cilët e kanë pranuar denoncimin se në vendin Vrazhivir, më 13 prill 2012 është gjetur automjeti “Opell Omega” i cili sipas aktakuzës është shfrytëzuar nga ekzekutuesit e vrasjes në Liqenin e Smillkovës, më 12 prill të po të njëjtit vit.

Në seancën e sotme dëshmoi nëpunësi policor për krim të dhunshëm, i cili tha se nuk mban mend se ka kryer bisedë me Haki Azirin më 12 prill të vitit 2012.

““Unë e njoh si person nga hetimi, tani saktësisht nuk më kujtohet se te cili saktësisht kam kryer bastisje. Nuk kam përdorë forcë. Sigurisht u kemi vënë pranga, më pas ua kemi lexuar të drejtat dhe u është sqaruar për çka është kryer bastisja”, deklaroi dëshmitari Veselinov, edhe pse prokurorja Fatime Fetai, i ceki se ai ka kryer bisedë fillestare.

Dëshmitari theksoi se detyrë e tij ka qenë vetëm të kryejë bastisje në këtë rast. Pas përfundimit të bastisjes inspektori Veselinov, tha se edhe një apo dy ditë ka pasur punë për këtë lëndë.

Avokati Asmir Alispahiq kërkoi nga dëshmitari të sqarojë nëse ai ka qenë në Koçan, në periudhën prej 1 deri më 15 maj, kohë kur i dyshuari Haziri ishte marrë në pyetje, ndaj çka dëshmitari u përgjigj se nuk ka qenë në atë qytet.

Përballje me inspektorin Veselinov pati edhe i dyshuari Haki Aziri, i cili e pyeti dëshmitarin nëse është thirr ndihma e shpejtë gjatë bastisjes.

“Unë u godita, vëllai im 15-vjeçar, babai im… Përse nuk është cekur në procesverbal se është thirr ndihma e shpejtë”, pyeti Haki Aziri. Në këtë pyetje dëshmitari tha se ndihma e shpejtë është ajo e cila ka përpiluar procesverbal.

Për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarit Borçe Stefanovski të akuzuar janë Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq (në arrati) dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykimin për këtë lëndë e udhëheqë dyshja e gjykatësve Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, përderisa aktakuzën e përfaqësojnë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori