LAJMI I FUNDIT:

Inspektorët në Malishevë në inspektim për sigurinë e ushqimit në dyqane dhe gastronomi

Inspektorët në Malishevë në inspektim për sigurinë e ushqimit në dyqane dhe gastronomi

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka bërë të ditur se inspektorët komunal, gjatë këtij muaji do të jenë në inspektim të vazhdueshëm të marketeve ushqimore dhe sektorit të gastronomisë, për sigurinë e ushqimit në këta sektorë, në prag të festave të fund vitit dhe ardhjes së mërgimtarëve.

Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Dibran Kastrati, ka bërë të ditur se inspektorët janë duke bërë inspektime në të gjitha dyqanet ushqimore, si dhe në sektorin e gastronomisë, me qëllim të kontrollit për siguri të produkteve ushqimore, si kontrolli i skadimit të afatit të produkteve dhe mbajtja e tyre në vende të sigurta.


“Inspektimi do të jetë i vazhdueshëm, pasi festat e fund vitit dhe ardhja e mërgimtarëve, e rritë e konsumin, por pavarësisht inspektimit, kërkojmë edhe nga ana e konsumatorëve që të bashkëpunojnë me inspektoratin, dhe nëse haset në ndonjë produkt të dyshimtë për konsum, të njoftojnë inspektorët, pasi kjo na ndihmon të kemi siguri në produktet që i konsumojmë”, ka thënë drejtori Kastrati, duke kërkuar bashkëpunimin me konsumatorët.

“Shëndeti është mbi të gjitha, prandaj do të angazhohemi maksimalisht, që të kemi produkte ushqimore të sigurta në treg”, ka thënë Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori