LAJMI I FUNDIT:

Inspektorët komunalë i shkruajnë Kurtit – ankohen për paga dhe paralajmërojnë greva

Inspektorët komunalë i shkruajnë Kurtit – ankohen për paga dhe paralajmërojnë greva
Foto: Arkiv

Inspektorët komunalë në Kosovë do të presin deri në fund të prillit nëse Qeveria e Kosovës do t’i merr parasysh kërkesat e tyre për pagë, shtesa në kohë pandemie e shtesat në rrezikshmëri, në të kundërtën do ta bojkotojnë punën.

Inspektorët komunalë i janë drejtuar me një letër kryeministrit Albin Kurti, ku i kanë parashtruar kërkesat e tyre.


Inspektorët komunalë pikën e parë problematike e kanë theksuar nivelimin e pagave.

Ata po ashtu janë ankuar edhe për anashkalimin në shtesat për pagë në kohë pandemie. /Telegrafi/