LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati Shëndetësor ndërpret grevën

Inspektorati Shëndetësor ndërpret grevën

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot, 7 shkurt 2019, është ndërprerë greva 13 ditëshe e Inspektoratit Shëndetësor.

Përmes një njoftimi thonë se “ky Inspektorat ka rifilluar sot me realizimin  e detyrave dhe përgjegjësive sikur më parë”.

Ministria thekson se “Rëndësia e punës së këtij Inspektorati është shumë e madhe dhe përfundimi i kësaj greve do të shtojë dinamikën e punës dhe zgjidhjes së rasteve në sektorin e shëndetësisë.”

Inspektorët shëndetësorë në grevë, kërkojnë rritje të pagave (Video)
Lexo po ashtu Inspektorët shëndetësorë në grevë, kërkojnë rritje të pagave (Video)

Inspektorët shëndetësorë ishin në grevë me kërkesën që të paguhen njëjtë si specialistët shëndetësorë.

Aktualisht Inspektorati Shëndetësor përbëhet nga vetëm 10 inspektorë që inspektojnë mbi 1500 institucione shëndetësore publike dhe private./Telegrafi/