LAJMI I FUNDIT:

Inspektorët shëndetësorë në grevë, kërkojnë rritje të pagave (Video)

Inspektorët shëndetësorë në grevë, kërkojnë rritje të pagave (Video)

Inspektorët shëndetësorë po insistojnë në vazhdimin e grevës, duke kërkuar që të paguhen njëjtë si specialistët shëndetësorë. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë duke shikuar mundësinë e realizimit të tyre.

Inspektorati Shëndetësor ka vazhduar me grevë. Kërkesa e tyre është të paguhen njëjtë sikurse mjekët specialist që punojnë në institucione publike shëndetësore.

Diana Shehu – Devaja nga këshilli i grevistëve, përmes një përgjigje elektronike, tha se greva do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat e tyre, adresuar Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kërkesë e Inspektoratit Shëndetësor është që të bëhet barazvlersimi i pagesë me pagë të profesionistëve shëndetësorë. Kërkesa e dytë është që  inspektorëve t’i ruhen licencat e mjekëve. Dhe kërkesa jonë e tretë është rritja e numrit të stafit. Inspektorati Shëndetësor do të vazhdojë me grevë, derisa këto kërkesa të realizohen në pajtim me legjislacionin në fuqi”.

Në anën tjetër këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, Albatrit Matoshi, ka thënë se kërkesa e Inspektoratit Shëndetësor  janë duke u shqyrtuar dhe po shikohet mundësia e realizimit të tyre.

“Ministria e Shëndetësisë ka biseduar dhe diskutuar me Inspektoratin Shëndetësor. Janë pajtuar që kjo çështje të adresohet dhe të bëhet përpjekje për t’u zgjidhur në rrugë institucionale. Ndërsa sa i përket shtimit të kapaciteteve të Inspektoratit Shëndetësor, në bazë të ligjit të buxhetit për vitin 2019 është paraparë edhe shtimi i kapaciteteve, në mënyrë që puna në këtë institucion të jetë më e lehtë, më dinamike dhe të ketë një volum më të madh të punëve”, shprehet Albatrit Matoshi.

Aktualisht Inspektorati Shëndetësor përbëhet nga vetëm 10 inspektor që inspektojnë mbi 1500 institucione shëndetësore publike dhe private. Paga e aktuale e një inspektori është 460 euro. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori