LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati i Punës në Maqedoni konstaton shkelje të Ligjit për marrëdhënie pune, 148 punëtorë të paparaqitur

Inspektorati i Punës në Maqedoni konstaton shkelje të Ligjit për marrëdhënie pune, 148 punëtorë të paparaqitur
Foto: Ilustrim

Për gjashtë muaj këtë vit, inspektorët e punës gjetën 148 punëtorë të paparaqitur, dhe vitin e kaluar ata hasën në 33 raste të tilla. Inspektorët thonë se shumica e shkeljeve të Ligjit të Punës, janë në sektorët e gastronomisë dhe ndërtimit. Ka edhe shkelje të rregullave për punonjësit, që paraqiten me orar të përgjysmuar.

“Gjatë kontrolleve të kryera nga inspektorët, gjithmonë shihet evidenca e orëve të punës dhe kontrata e punës, që duhet të tregojnë nëse punonjësi është i angazhuar me kohë të plotë për tetë orë, ose me kohë të pjesshme, d.m.th katër orë”, tha Jovana Trençevska, Drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Punës.


Sindikata është e prerë, praktika e disa punëdhënësve duhet të ndalet një herë e përgjithmonë, që në ndërmarrjet të ketë punëtorë të paparaqitur. Lidhja e Sindikatave ofron mbrojtje ligjore dhe inkurajon punëtorët të denoncojnë nëse punëdhënësi i tyre nuk dëshiron tua paguajë kontributet.

“Punësimi informal merr pjesë me 13.5 për qind të punësimit total në vendin tonë. Punësimi informal ka pasoja negative për ekonominë, për kushtet e punës në përgjithësi, dhe për procesin e krijimit të të gjitha politikave në vend”, u shpreh Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

Organizata e Punëdhënësve dënon kolegët e tyre që shkelin të drejtat e punëtorëve. Punëdhënësit kanë në dispozicion kuponë, me të cilët ata mund të paraqesin punëtorë sezonalë, ose ata që janë punësuar vetëm për një ditë. Kështu punonjësi do të paguhet plotësisht, tatimi do të paguhet në kohë, dhe punëdhënësi nuk duhet të ketë frikë se shteti do ta kapë atë duke punuar në mënyrë të paligjshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori