Inspektorati Policor i Kosovës ka shënuar sot 12 vjetorin e themelimit.
Ushtruesja e detyrës së kryeshefit të IPK-së, Miradie Kelmendi theksoi se Inspektorati Policor gjatë kësaj periudhe ka pasur një progres të vazhdueshëm të zhvillimit si mekanizëm i kontrollit dhe mbikëqyrjes së Policisë së Kosovës, për të siguruar një polici të përgjegjshme, profesionale dhe demokratike.
“Krahas fuqizimit të kompetencave të organizatës në fushën e hetimit penal, nuk është ndalur edhe ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe sot ne jemi mbledhur këtu të falënderojmë të gjithë që kanë kontribuar drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të Inspektoratit Policor të Kosovës” , tha Kelmendi.
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka shprehu gatishmërinë e MPB-së për përkrahjen e IPK-së.
“Si një organ i jashtëm mbikëqyrës për policinë, IPK do të përkrahet që në punën e saj të ketë profesionalizëm, integritet dhe pavarësi të plotë operative”, tha Zeka.
Përfaqësuesja e ICITAP-it amerikan, Kimberly Riffe, pranoi një mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm drejt fuqizimit të IPK-së.
Gjatë kësaj ceremonie mirënjohje u ndanë edhe për përfaqësuesit e misionit të OSBE-së dhe misionit të EULEX-it si dhe për një numër të punonjësve të IPK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City