Organizata INPO reagoi ashpër ndaj siç thonë neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së organeve komunale të Prishtinës në zbatimin e obligimeve ligjore për planifikimin e politikave fiskale dhe financiare të komunës.
Në reagim thuhet se Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vetëm edhe tri ditë kohë për të miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2018-2020, ndërsa Komiteti për Politikë dhe Financa ende nuk e ka pranuar draftin e saj për ta shqyrtuar sikurse obligohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Sipas INPO, drafti i kësaj kornize nuk është hedhur fare në diskutim publik.
“Sipas ligjeve në fuqi dhe Qarkores Buxhetore 2018/01 të Ministrisë së Financave, komunat janë të obliguara deri më 30 qershor të miratojnë KASH-in, i cili është një ndër dokumentet më strategjike të komunës. Ai përmban parashikimet reale të politikave fiskale dhe financiare dhe objektivat zhvillimore për tre (3) vitet e ardhshme. Mbledhja e Kuvendit të Prishtinës për miratimin e këtij dokumenti ende nuk është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit edhe pse tashmë të gjitha afatet ligjore janë shkelur”, thuhet në reagim.
Më tej vlerësohet se Kuvendi ka dështuar të zbatojë edhe planin e vet të punës për vitin 2017, në të cilin është paraparë që ky dokument të shqyrtohet në mbledhjen e muajit qershor.
Për më tepër, INPO shpreh shqetësim për mos zbatimin e parimeve të transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në hartimin e këtij dokumenti. Sipas ligjeve në fuqi, Komiteti për Politikë dhe Financa është dashur që gjatë muajit qershor të mbajë takime publike me qytetarë dhe grupe të tjera të interesit për të marrë komentet dhe propozimet e tyre rreth këtij dokumenti.
“INPO vlerëson se kjo papërgjegjshmëri e organeve komunale cenon rëndë sundimin e ligjit në komunë dhe zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë dhe kërkon nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që të ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e ligjeve dhe kërkon nga përfaqësuesit e organeve komunale të përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre ligjore për përfaqësim të denjë të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare