LAJMI I FUNDIT:

Injorancë me diplomë e me pushtet të pakontrollueshëm

Injorancë me diplomë e me pushtet të pakontrollueshëm

Nuk janë të paktë sot ata që hiqen ai personalitete, drejtues, me disa diploma në xhep, që nuk dinë të shkruajnë pa gabime emrin e tyre. Jo vetëm kaq, sepse sot gjejmë drejtues që sillen si bajraktarë, shfrytëzojnë institucionet shtetërore në konflikt të hapur interesi për të realizuar karrierat e tyre. Vajza dhe djem për fat te keq veshur me petkun e të plotfuqishmit dhe me bekimin e eprorëve të tyre shijojnë e luajnë me fatet e njerëzve, i përçajnë e i trajtojnë ca te nënës e ca të njerkës.

Emërimet pa kriter në baza nepotizmi si dhe shtimi i numrit të administratës sa herë për “qejfin e tyre”, ka çuar në rritje të dukshme të numrit të atyre që paguhen kot nëpër institucione dhe marrin paga edhe të majme për këtë sorollatje. Është bëre për të vëne duart në kokë kur hap derën e një institucioni dhe sheh kaq shumë të paaftë që ngrenë kryet dhe janë plot fodullëk , kurse ata të paktët që dinë rrinë dhe heshtin duke mbajtur në këmbë institucionin. Injoranca na ka pushtuar kudo, të rinjtë që marrin modelet më të këqija për t’u bërë dikushi, ata që mendojnë se duke u bërë pronë e eproreve te tyre duke u zvarritur dhe servilosur do e kenë të gjatë mbijetesën e tyre në “llumin e injorancës qe kanë krijuar.


Kaq shumë korrupsion e krim nuk kemi më fuqi morale, ekonomike e sociale për të përballuar! Vendi është kthyer në pronën private të një pakice njerëzish, të cilët ose janë lidhur me krimin ose e diktojnë atë! Dhe, ky nuk është më thjesht një perceptim i ndonjë grupi njerëzish, por duket çdo ditë e më tepër, si një realitet i përditshëm që po na kërrus e po na merr peng të ardhmen. Institucionet që bëjnë sikur po na shërbejnë çdo ditë ecin mbi dy binarë: binari i interesit privat dhe binari i interesit klanor. Ajo që mungon është binari publik, të cilin këta kanë harruar prej vitesh. Individë krejtësisht të paaftë për postin, të cilët e konsiderojnë “pronë” vendin e tyre të punës. Çfarë mund të presim nga institucione që drejtohen me këtë model?! Me njerëz që kanë pranuar të jenë skllevër.

Të gjitha këto janë shqetësuese jo vetëm për mua, por për te gjithë ata që e shohin realitetin në sy , ata te cilët jetojnë me këmbë në toke dhe ndeshen çdo ditë me këtë valë paaftësie qe na ka pushtuar dhe po na “zënë frymën” e cila është padyshim e dëmshme për të ardhmen e këtij vendi, e në veçanti gjeneratave të reja të cilat po helmohen me këto dukuri të shëmtuara.

Ndërsa jetojmë çdo ditë me ritmin e kohës, gjendemi në një trysni mes shumë dilemave, mes shume pengesave. Por mbi të gjitha mes varfërisë dhe nevojës për të patur njerëz të aftë, profesionistë, të shkolluar, të ditur dhe guximtarë, e mbi të gjitha gjendemi mes nevojës se madhe për njerëz që bëjnë shtet! ”

Dhe, më vjen keq ta them, por tashmë injorantët me lekë dhe atyre që bëjnë lek në kurriz të tjerëve që janë dhe raca më e rrezikshme e injorantëve, po tërheqin mbarë një popull prej hunde drejt humnerës së shfarosjes intelektuale.

Rrca e tyre ka kapur majat kudo, në institucionet e arsimit, shkencës, biznesit, medias, artit, politikës, ata mbajnë njëri tjetrin, dhe s’u bëhet vonë për asgjë, pazari i tyre është sa injoranca e tyre, e pakufi.

Dhe, këto fenomene për fatin e keq i gjejmë kudo në çdo qytet të Shqipërisë.

Në trend

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Kalo në kategori