Sindikata e pavarur e Infrakos-it reagoi ashpër për ndaljen e qarkullimit të të gjithë trenave të udhëtarëve në Kosovë dhe kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të mbështesin hekurudhat me mjete financiare.
Sipas tyre, lajmi për ndaljen e trenave është shumë i keq, sidomos për pasagjerët që e kanë shfrytëzuar transportin hekurudhor si mjet transporti.
“Pas 17 viteve të çlirimit të Kosovës, të ndalen trenat e udhëtarëve është më shumë se dështim i të gjithë akterëve relevant, në radhë të parë Ministria e Infrastrukturës, e cila është përgjegjëse për politikat e transportit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e cila është përgjegjëse për zhvillimin e kompanive publike si dhe Ministria e Financave e cila nuk i ka mbikëqyrë mjetet e dhëna për Hekurudhat e Kosovës”, thuhet në reagim.
Sindikata e pavarur e Infrakos-it përkujton se prej ndarjes së hekurudhave të Kosovës në dy kompani në vitin 2011, Trainkos dhe Infrakos, të dyja këto kompani janë menaxhuar shumë keq dhe me kohë është ditur se do të vijë deri te degradimi i këtyre dy kompanive.
‘Qeveria e Kosovës edhe pse nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet e saj ndaj ‘Infrakos’ dhe ‘Trainkos’ nuk e ka pasur as vëmendjen e duhur për ta mbikëqyrë asnjërën nga këto dy kompani të hekurudhave të Kosovës, andaj kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të kthejë kokën kah Hekurudhat e Kosovës, së pari ta mbështesë hekurudhën me mjete financiare dhe të krijojë politika të qëndrueshme të transportit, pasi që deri më sot asnjë institucion që ndërlidhet me Hekurudhat e Kosovës nuk kanë qenë të përgjegjshme, as ato qeveritare por as agjencitë vartëse shtetërore, pasi këto institucione udhëhiqen nga militantët partiak dhe nga klientelistët që punojnë për shefat e tyre, por edhe për përfitime të ngushta personale”, thuhet në reagim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak