LAJMI I FUNDIT:

Informatë e rëndësishme për të gjithë përdoruesit e IPKO-së, rreth kalimit në kodin e ri +383

Informatë e rëndësishme për të gjithë përdoruesit e IPKO-së, rreth kalimit në kodin e ri +383

IPKO Telecommunications është duke implementuar procedurat e kalimit në kodin e ri telefonik shtetëror +383, në telefoninë fikse dhe mobile.

IPKO dëshiron të informojë të gjithë klientët se do të ndërmerren disa hapa teknik, gjatë kalimit në kodin e ri shtetëror.


“Hapi i parë i madh, do të fillojë në orët e mbrëmjes të datës 16 prill dhe orët e hershme të mëngjesit të 17 prillit. Gjatë kësaj kohe, përdoruesit e IPKO-së mund të kenë vështirësi teknike në përdorimin e shërbimeve të IPKO-së, ndërkohë do të jetë i pamundur aktivizimi i shërbimeve të reja”, ka njoftuar IPKO.

Pas 17 prillit, sipas zyrtareve të kësaj kompanie do të vërehen disa ndryshime.

“Kur realizohen thirrjet në vendet e huaja, në telefoninë fikse dhe mobile do të paraqitetkodi +383 në vend të kodeve të vjetra +386/+381. Ndërsa për të gjitha thirrjet ndërkombëtare që pranohen drejt IPKO-së, duke përdorur +386/+381, një njoftim me zë do të udhëzojë përdorimin e kodit të ri +383 dhe thirrja do të realizohet”, kanw treguar nw IPKO.

Kalimi në kodin e ri shtetëror +383 ngërthen hapa teknik, prandaj IPKO falënderon të gjithë klientët për mirëkuptim dhe durim gjatë këtij procesi.

IPKO do t’i informojë me kohë të gjithë përdoruesit e saj, për çfarëdo procesi tjetër që ndërlidhet me kodin shtetëror, deri sa të zbatohen të gjitha procedurat e kalimit të plotë në +383. /Telegrafi/