IPKO është në fazën e fundit të implementimit të kodit shtetëror, pas një angazhimi intensiv në përmbushjen e detyrimeve shtetërore për jetësimin e kodit të Kosovës dhe përfaqësimin kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e telekomunikimit.
Faza e fundit e migrimit teknik të të gjithë përdoruesve të telefonisë mobile, do të realizohet më 1 qershor, në orët e hershme të mëngjesit.
Ky është një proces kompleks, prandaj klientët e IPKO-së mund të përballen me disa vështirësi në rrjet gjatë vikendit. Andaj lusim klientët të kenë durim, pasi ky është një proces i përkohshëm.
“Në rast se ndonjëri prej klientëve mbetet pa rrjet gjatë së shtunës, kërkohet fikja dhe ndezja e telefonit pas orës 08:00 të mëngjesit. Për udhëzimet e qarta se si duhet të rilidheni në rrjet, ju lutem vizitoni www.ipko.com apo kontaktoni Qendrën për Kujdesin ndaj Konsumatorit”, theksohet në komunikatë.
Ndërkohë klientët të cilët janë apo do të udhëtojnë jashtë vendit, po ashtu do të afektohen, prandaj të njëjtat procedura duhet të përcillen (fikja dhe ndezja e telefonit dhe më pas të provojnë të lidhen në rrjet). Klientët do të njoftohen se me cilët operatorë duhet të lidhen, ndërsa lista e operatorëve do të publikohet në webin e IPKO-së më 1 Qershor. Deri më tani, IPKO ka arritur qindra marrëveshje me operatorët ndërkombëtar, ndërsa në vazhdimësi do të zgjeroj rrjetin e bashkëpunimit.
IPKO i falënderon të gjithë klientët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë këtij procesi të rëndësishëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre