Ritmi vjetor i inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendohet të jetë zbutur në nivelin më të ulët, në më shumë se dy vjet, por trysnitë e vazhdueshme të çmimeve, ndoshta do ta detyrojnë Rezervën Federale (FED) të konsiderojë rritje shtesë të normave të interesit.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit (CPI) parashikohet të jetë rritur 4.1 për qind në maj nga një vit më parë. Kjo do të ishte shumë më e ngadaltë se rritja prej 4.9 për qind, e regjistruar në prill dhe do të shënonte nivelin më të ulët, që nga marsi 2021. Në baza mujore, çmimet e konsumit vlerësohet të jenë rritur vetëm 0.1 për qind.
Megjithatë, sapo artikujt e paqëndrueshëm si ushqimi dhe energjia të hiqen, CPI pritet të jetë rritur me 0.4 për qind në maj – në përputhje me rritjen e prillit. Kjo do të përkthehej në rritje vjetore 5.2 për qind të CPI.
Raporti do të publikohet nga Byroja e Statistikave të Punës, pak përpara se FED të nisë mbledhjen dy-ditore të politikave.
Komiteti Federal i Tregut të Hapur, pritet gjerësisht të heqë dorë nga një rritje e normës së interesit këtë javë, pas 10 lëvizjeve të njëpasnjëshme që nga marsi 2022, por të lërë të hapur mundësinë për shtrëngim të mëtejshëm këtë vit.
Në një fjalim të fundit, guvernatori i FED-it, Philip Jefferson mbështeti idenë e një pushimi, duke thënë se kjo do t’u jepte zyrtarëve kohë për të vlerësuar të dhënat hyrëse, efektet e shtrëngimit të shpejtë monetar të FED gjatë 15 muajve të fundit dhe pasojat e stresit të fundit bankar.
Ekonomistët besojnë se FED përfundimisht, do t’i duhet të rrisë normën bazë në 5.5 për qind deri në 6 për qind. Kjo sugjeron të paktën dy herë më shumë rritje të normës tremujore këtë vit.
Krahasuar me sondazhin e mëparshëm të muajit mars, vlerësimi mesatar i indeksit të çmimeve të shpenzimeve të konsumit personal, pasi të hiqen kostot e ushqimit dhe energjisë – matësi i favorizuar i inflacionit nga FED – u zhvendos 0.2 pikë përqindjeje më lart në 4 për qind, deri në fund të vitit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Ditët me fat kanë mbërritur në Neptun!
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?
Shtandi i Frigo Deluxe mbërrin nga Kosova në Berlin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit