LAJMI I FUNDIT:

Infermierja ruse ndihmon pacientët e veshur vetëm në të brendshme, sanksionohet nga komisioni disiplinor

Infermierja ruse ndihmon pacientët e veshur vetëm në të brendshme, sanksionohet nga komisioni disiplinor

Menaxhmenti i një spitali në Tulë të Rusisë ka ndëshkuar një infermiere me masë disiplinore, pasi para pacientëve ajo ishte shfaqur vetëm me të brendshme në kohën kur ky vend është goditur rëndë nga coronavirusi.

Fotografitë e kësaj infermiere 20-vjeçare të veshur me rroba mbrojtëse transparente, dorëza dhe syze, kanë bërë xhiron e botës pas publikimit të Tulski Novosti, transmeton Telegrafi.


Fotografia është shkrepur në spitalin rajonal të sëmundjeve ngjitëse në Tuli, qytetin më të madh të rajonit Tula, që gjendet 193 kilometra në jug të Moskës.

Paraqitja e saj nuk i kishte penguar pacientëve, por rrobat mbrojtëse që i kishte veshur ishin transparente dhe dukej qartë në të brendshme, pamje kjo që ka nervozuar shumë zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë që reaguan ndaj infermieres së re.

Ajo menjëherë u ftua për intervistim nga komisioni disiplinor, ndërsa kur është pyetur se për çfarë arsye është veshur kështu për t’i ndihmuar pacientët, ajo kishte pretenduar se është shumë e bukur që të mbulohet, kinse duke mos e ditur se rrobat ishin transparente. /Telegrafi/