LAJMI I FUNDIT:

Infermierja amerikane zbulon çfarë i thonë pacientët me COVID-19 para vdekjes: Nuk duan të besojnë se ekziston coronavirusi

Infermierja amerikane zbulon çfarë i thonë pacientët me COVID-19 para vdekjes: Nuk duan të besojnë se ekziston coronavirusi

Infermierja Jodi Doering nga Dakota e Jugut në SHBA, ka folur për CNN se si disa prej pacientëve të saj me COVID-19 madje edhe në momentet para vdekjes, refuzojnë të besojnë se coronavirusi është i vërtetë.

“Më vjen shumë keq t’i shoh këta njerëz që ende dëshirojnë të mos besojnë dhe pranojnë që ekziston coronavirusi, edhe pse i sjellin këtu me autoambulanca me simptoma të theksuara. Kërkojnë një ilaç që bënë magjinë dhe refuzojnë të besojnë që janë infektuar me COVID-19”, ka shtuar Doering, transmeton Telegrafi.


“Ekziston një arsye pse kam vendosur të shkruaj në Twitter për këtë. Nuk bëhet fjalë për një pacient, një rast i izoluar. Ka pasur shumë pacientë që fjalët e fundit para vdekjes i kanë thënë se kjo nuk po ndodh, dhe se nuk është e vërtetë. Në vend që momentet e tyre të fundit t’i kalojnë me familjarët, ata mbusheshin me mllef. Kjo më ka pikëlluar shumë për disa ditë; nuk kam mundur të besoj se do të jenë këto fjalët e tyre të fundit”, ka thënë ndër tjera infermierja amerikane.

E kur e pyeti gazetarja nëse pacientë të tillë janë hidhëruar në të, ajo tha se ata janë të hidhëruar në tërë situatën, duke marrë parasysh se nuk besojnë që ekziston COVID-19, shpesh shfryjnë mllefin në personelin mjekësorë.

“Është në rregull. Mund ta përballojmë këtë. Për këtë jemi këtu. Problemi qëndron te masa, kur tentoni t’i kuptoni njerëzit. Shpesh i pyes nëse duan që t’ju telefonoj grave, fëmijëve apo familjarëve tjerë, por ata refuzojnë sepse besojnë se do të jetë gjithçka në rregull me ta. E kur ua kontrolloj përqindjen e oksigjenit në gjak, e kuptoj se është shumë e ulët dhe e di cilat mund të jenë pasojat. Pikëllohem shumë, nervozohen dhe ndihem e frustruar. Të gjitha këto i pranojë sepse e di që sërish do të ballafaqohem me situata të tilla”, ka shtuar infermierja.

Ndërkaq gazetarja Alisin Kamerota e pyeti se çfarë mendojnë pacientët – nga çfarë janë sëmurë?

“Mendoj se kërkojnë shpëtim kudo. Duan të jetë ndezje e mushkërive. Madje disa më kanë thënë se vuajnë nga ndezja e mushkërive, e jo nga coronavirusi. Unë u them se janë të infektuar me COVID-19, por ata nuk besojnë në këtë edhe pse rezultojnë pozitiv në teste. Natyrisht, jo të gjithë janë ashtu, kemi shumë pacientë që janë falënderues dhe e kuptojnë situatën. Dua që si infermiere të kujtoj momente pozitive, ku u kemi ndihmuar qytetarëve duke ua shpëtuar jetën, e jo situata të këtilla”, ka shtuar Doering.

“Shpesh mendoj se jam pjesë e ndonjë filmi horror që assesi të mbarojë dhe që vazhdimisht kthehet në fillim. Është e pikëlluese sepse kështu po ndihen të gjithë mjekët dhe infermieret në këtë shtet. Njerëzit po sëmuren në të njëjtën mënyrë, i shërojmë në të njëjtën mënyrë, vdesin në po të njëjtin mënyrë – dhe gjithçka fillon sërish nga fillimi. Jam falënderuese për gjithçka që kam bërë – e di se po u ndihmoj njerëzve”, ka thënë për fund infermierja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori