LAJMI I FUNDIT:

Infermierët protestojnë, të pakënaqur me Projektligjin për paga

Infermierët protestojnë, të pakënaqur me Projektligjin për paga

Infermierët sot kanë protestuar, duke shfaqur pakënaqësi ndaj koeficientit për paga.

Infermierët në një protestë para Klinikës së Kirurgjisë, theksuan se është e patolerueshme trajtimi që iu bëhet me Projektligjin për pagat.


Arta Sejdiu, përfaqësuesja e infermierëve, tha se në këtë protestë janë në emër të gjithë infermierëve dhe mamive.

“Jemi tubuar sot të shprehim se pakënaqësia jonë është  thelluar edhe më shumë. Brenda sistemit kemi parë profesionistë të tjerë shëndetësor që kanë po të njëjtin shkollim dhe janë ranguar me koeficient më të lartë se infermierët edhe pse puna e tyre nuk i afrohet as për së afërmi punës së infermierëve e cila çdo ditë ballafaqohet me lindjen, vuajtjen dhe vdekjen”, tha ajo.

Ndërkaq, Naser Rrustemaj, nga Oda e Infermierëve tha se ata i përkrahin kërkesat e të gjitha infermierëve  dhe personit shëndetësor.

“…Koeficienti i infermierëve duhet të jetë i barabartë me profesionistët  e tjerë shëndetësor”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori