LAJMI I FUNDIT:

Infermierët paralajmërojnë protesta dhe greva

Infermierët paralajmërojnë protesta dhe greva

Infermierët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ankohen se ende nuk i kanë marrë shtesat prej 300 eurove të premtuara nga Qeveria e Kosovës. Përvec shtesave infermierët kanë edhe pakënaqësi të tjera për cka paralajëruan grevë dhe protesta në rast se nuk ndodhin shpejtë ndryshimet e kërkuara.

Sindikata e Infermiereve, Mamive dhe profesionistëve të tjerët shëndetësorë ka paralajmëruar grevë dhe protesta në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre.


Fitim Havolli, kryetar i kësaj Sindikate, tha për TV Dukagjini tha se dialogu social është shtjerrë duke mos i realizuar kërkesat si pagesa për ndërrimin e natës, rrezikshmëria në punë dhe ligji i pagave.

“Kjo qeveri dhe cilado që vjen tjetër në momentin që futemi në grevë sepse greva është veprim sindikal i fundit duke i shterur të gjitha mundësitë e dialogut social dhe ne si dukemi që i kemi shterrë këto mundësi, unë kam mijëra porosi nga infermierët që janë të gatshëm të bëjnë gjithcka sipas ligjit për organizim sindikal për ti arritur qëllimet e tyre. Nuk ka më mashtrime ka përfunduar fjala dialog social qoftë të kësaj qeverie apo tjerave, të githë akterët e politikës janë bashkëfajtorë të kësaj pune”, deklaroi Fitim Havolli, përcjell Telegrafi.

Havolli thotë se shtesa prej 300 eurove të premtuara nga vetë Qeveria e Kosovës nuk ka dalur në llogaritë e infermierëve të SHSKUK-së për çka thotë se kjo ka ndikuar edhe më shumë në demotivimin e tyre.

Nga ana tjetër infermierja Amira Abazi e cila punon në kujdesin intenziv të Klinikës Infektive thotë se që nga fillimi i pandemisë u ka shërbyer pacientëve me COVID-19 .

“Prej marsit jemi të angazhuar maksimalisht për pacientët me COVID por puna jonë nuk është vlerësuar sa duhet”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, infermierja Amira Abazi.

Më tutje nga Sindikata e Infermierëve  thotë se shumë infermierë po largohen nga Kosova e shumë të tjerë janë në kërkim të mundësive të reja për të lëshuar Kosovën dhe punën në sistemin shëndetësor. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori