LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Valbon Krasniqi: Në Kosovë nuk ka vend për panik nga coronavirusi kinez

Infektologu Valbon Krasniqi: Në Kosovë nuk ka vend për panik nga coronavirusi kinez

Në emisionin #Hashtag me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini është diskutuar me ekspertët e fushës për virusin më të ri të shfaqur në Kinë.

Infektologu Valbon Krasniqi thotë se ekzistojnë disa lloje të korona viruseve që kryesisht janë transmetuar nga kafshët te njerëzit.


Ai thotë se bota është përballur edhe më herët me viruse të familjeve të coronavirusëve që shkaktojnë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.

Krasniqi thotë se virusët SARS dhe më pas MERS që janë shfaqur vite më parë në Kinë respektivisht Arabi Saudite janë të ngjashëm në masën 70% si coronavirusi i shfaqur së fundmi në Kinë.

Doktori thotë se virusi është ende i ri dhe nuk dihen shumë mirë aftësitë e tij për t’u përhapur në masa.

“Ajo që dihet deri më tani është se të gjithë viruset, përfshirë edhe familjen e korona viruseve është se ata nuk mund të qëndrojnë në ambient të jashtëm [jashtë organizmit të njeriut] më shumë se 24 orë”.

Ai thotë se koha më optimale e mbijetesës së viruseve është nga disa minuta deri në disa orë e që në rastin më ekstrem në 24 orë.

I pyetur nëse edhe mallrat që vijnë nga Kina mund të sjellin këtë virus, infektologu ka thënë se ende nuk dihet sa është rezistent ky virus por sipas tij në bazë të familjes që i takon mund të veprohet.

Krasniqi thotë se Kosova është përballur edhe me viruse shumë të rrezikshme siç është ai i njohuri me emrin “Gripi i Derrit” dhe sipas tij Kosova edhe tash është përgatitur dhe nuk ka vend për panik.

“Deri më tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar e as të dyshuar me këtë virus”, tha ndër të tjera infektologu Valbon Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori