LAJMI I FUNDIT:

Infektologu ​Ahmeti: Nuk jemi të sigurt kur do të ndodhë përfundimi i pandemisë

Infektologu ​Ahmeti: Nuk jemi të sigurt kur do të ndodhë përfundimi i pandemisë

COVID-19, ka qenë virusi i cili ndryshoi gjithë botën, duke lenë me qindra njerëz të vdekur, por që nga shpikja e vaksinës situata është më e lehtësuar.

Gjatë një bashkëbisedimi në zyrat e UNICEF-it, infektologu Salih Ahmeti ka thënë se vaksinimi ka ulur dukshëm edhe numrin e vdekjeve.


“Gjithë këtë periudhë të ballafaqimit, një moment kthese, një moment i veçantë që ka qenë vaksinimi i cili ka shënuar pikën e kthesës në ballafaqim me këtë virus dhe realisht sikurse mos të ishte vaksina numri i humbjeve do të ishte sigurisht më i madh, dhe bota do të dukej ndryshe. Vaksinimi përpos që ka krijuar një mundësi mbrojtje në ballafaqim me këtë virus, ka arritur të krijojë një siguri te personat që e kanë marrë vaksinën dhe të bëjë edhe një relaksim psikik. Të eliminojë frikën panikun, sidomos në fazat e para, ditët apo muajt e parë që vërtet kanë qenë i nivelit mjaft të lartë, për faktin se virusi ka qenë më shumë të panjohura, por prania e barnave efikase që siguruan një trajnim të sigurt dhe efikas”, tha Ahmeti.

Infektologu Salih Ahmeti ka thënë se bota pa një vaksinim efikas do të dukej krejtësisht ndryshe.

“Bota pa vaksine anti-COVID mendoj se do të ishte dukur shumë më ndryshe se sa sot. Përkundër faktit që edhe vaksinimi ka qenë i ndërlidhur në teori të ndryshme konspirative, ndodh kjo shpesh sidomos në rastin e sëmundjes infektive të rënda, por në mënyrë të veçanta me COVID. Sidoqoftë ekzistojnë me dhjetëra, e qindra dëshmie për efikasitetin e vaksinës, dhe unë si infektolog po mendoj që vetëm mënyra e të menduarit jashtë mundësisë së vaksinimit do të ishte një absurditet i veçantë, meqenëse vaksinimi te ne, por edhe në nivelin global është treguar me efekte shumë të mira dhe pa efekte të konsiderueshme anësore”, tha ai.

Ndërkohë që pandemia po shënon shenja të dobësimit në nivel global, Ahmeti thotë se ende nuk dihet se kur do të ketë një përfundim të saj.

“Ne kemi ‘drita jeshile’ për përfundimin e pandemisë, por ende nuk jemi të sigurt se kur do të ndodhë dhe nuk mund të jemi të relaksuar asnjëherë për mundësinë e shfaqjes se befasishme nga më të ndryshmet”, tha ai.

Ahmeti ka folur edhe rreth hezitimeve për vaksinimin e grave shtatzëna sidomos në muajt e parë të fillimit vaksinimit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel global. Ai ka thënë se nuk ka nevojë që gratë shtatzëna të hezitojnë për t’u vaksinuar.

“Hezitimet për vaksinimin e grave shtatzëna kanë ekzistuar sidomos në muajt e parë të fillimit të vaksinimit, jo vetëm te ne, por në nivel global. Tash është bërë një përvojë e mirë në vaksinimin e grave shtatzëna dhe sot preferohet se pa asnjë rrezikshmëri mund të vaksinohet secila grua shtatzënë, dhe mund të vaksinohet në të gjitha fazat e ndërlidhura me shtatzëninë… Sot qoftë nga OBSH-ja dhe nga organizatat tjera shëndetësore dhe kompetente vaksinimi i shtatzënave është i rekomandueshëm në mënyrë të fuqishme, për faktin se gratë shtatzëna shpeshherë mund të zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes dhe një grua shtatzëne është përgjegjëse edhe për shëndetin e fëmijës së saj”, tha ai.

Kujtojmë që në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.408 doza të vaksinës. Deri më sot 818.715 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, 98.799 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori