LAJMI I FUNDIT:

Infektologia u bën thirrje qytetarëve: Keni durim, besoj se kanë mbetur vetëm edhe pak ditë të cilat janë vendimtare

Infektologia u bën thirrje qytetarëve: Keni durim, besoj se kanë mbetur vetëm edhe pak ditë të cilat janë vendimtare

Infektologia, Vera Berisha Ndrejaj ka lutur qytetarët e Republikës së Kosovës, që edhe për pak ditë të kenë durim e të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për shkak se ditët në vijim sipas saj mund të jenë vendimtare.

Berisha-Ndrejaj ka thënë se qytetarët nuk duhet të tërhiqen tani, pasi është piku i pandemisë.


“Mendoj se jemi në pikun kulminat. Por, ne nuk duhet tash të tërhiqemi. Ne jo se jo, por edhe qytetarët e nderuar të vazhdojnë edhe për pak ditë, t’ju përmbahen rregullave, rekomandimeve tona, të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, dhe të të gjithë atyre që prej fillimit kanë dhënë këshilla gjithmonë për të mirën e qytetarëve. Prandaj, kanë mbet besoj edhe pak ditë, unë e di se qytetarët janë lodhur brenda, sigurisht njerëzit kanë nevojë edhe për punë, por të kenë durimin edhe pak ditë sepse këto ditë mund të jenë vendimtare, prandaj shpresoj dhe besoj se kanë mbetur vetëm edhe pak ditë”, tha Berisha-Ndrejaj, përcjell Telegrafi.

Po ashtu ajo foli edhe për gjendjen e 53 pacienteve të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së, ku tha se 13 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

“Me COVID-19 pozitiv i kemi në Klinikën Infektive gjithsej 53 pacientë, që janë të shpërndarë në katër reparte, ndërsa njëri në gjendje të rëndë, është në mjekim intensiv. Prej tyre, 12 pacientë që janë në reparte, po ashtu janë në gjendje të rëndë dhe monitorim të vazhdueshëm, por me parametra klinik më stabil, janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi”, tha Berisha Ndrejaj.

Ajo tha po ashtu se pacientët  shtrirë përveç për mjekim sa i përket infeksionit, kanë nevojë edhe për më shumë biseda me mjekët.

“Pacientët të cilët janë të prekur me COVID-19, dhe janë brenda në klinikë, përveç trajtimit që marrin, kanë nevojë edhe për një trajtim psikologjik, gjithmonë kanë nevojë të bisedojnë, edhe pse ne e kemi bukur të vështirë, sepse jemi të mbështjell. Por, shumica kanë nevojë të bisedojmë me ta”, tha ajo. /RTVDukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori