LAJMI I FUNDIT:

Infektohen me COVID-19 disa zyrtarë, kufizohen shërbimet në qendrat për pajisje me dokumente në Obiliq dhe Kllokot

Infektohen me COVID-19 disa zyrtarë, kufizohen shërbimet në qendrat për pajisje me dokumente në Obiliq dhe Kllokot

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar qytetarët se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Obiliq dhe në Kllokot, pas daljes së rezultateve të testimit, disa zyrtarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Obiliq, të kufizoj ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.


Aktualisht deri në njoftim tjetër kjo qendër do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta.
Po ashtu për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Kllokot, të kufizoj ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.

“Kjo qendër do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme.

Ndërsa për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta, në këtë rast Qendra me e afërt është në Viti”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori