LAJMI I FUNDIT:

Infeksionet vagjinale, këshillat dhe kujdesi gjatë verës!

Infeksionet vagjinale, këshillat dhe kujdesi gjatë verës!

Në temperaturat e larta të ditëve të nxehta të verës organizmi i femrës pëson ndryshime që përcillen me ndryshimet në florën bakteriale normale të vagjinës dhe bëhet problem thelbësor për femrat sidomos ato në periudhën gjenerative të jetës së tyre.

Dr. Jehona Binishi- Hysa
Obstetër – Gjinekologe

Temperaturat e larta janë faktor i madh në zhvillimin e infeksioneve vagjinale, sidomos kërpudhore sepse kërpudhat rriten në mjedise të nxehta të trupit të njeriut që njihet ndryshe edhe si kandidiaza.


Sasi të vogla të kolonive të kandides janë prezentë në trupat tanë gjatë tërë kohës por normalisht balancimi i baktereve të mira bën që ato të prevenohen për të mos u shumuar së tepërmi në trup. Kur sasia e tyre rritet atëherë shkaktohet infeksioni me kërpudhë i vagjinës i quajtur kandidiazë vulvo-vagjinale.

Simptomat e shfaqjes së infeksionit të tillë janë: kruarje, djegie në regjionin vulvo vaginal, skuqje, sekrecion i shtuar me ngjyrë të bardhë nga vagjina, i cili në faza më të avancuara dhe i patrajtuar mirë e karakterizojnë copëzat e bardha sikur gjizë, poashtu ndjesia e djegies e theksuar gjatë urinimit.

Prevenimi në ditë të nxehta të infeksioneve kërpudhore ka të bëjë me përdorimin e ndërresave të brendshme të bardha dhe të përbërjes së pambukut 100%, evitimi i ndërresave të sintetikes dhe poliesterit, evitimi i pantallonave dhe xhinseve të ngushta që krijojnë nxehtësi dhe djersitje.

Mbajtja e higjienës personale dhe pastrimi kanë rëndësi sepse disa femra kanë alergji në mjete të pastrimit intimal, sapunë dhe detergjente të rrobave dhe krijohet irritim i lëkurës në regjionin e vulvës dhe ky irritim i predisponon zhvillimit të infeksionit kërpudhor. Është më rëndësi të evitohen preparatet që kanë përmbajtje të shtuar të parfumeve.

Agjent tjetër infektiv i shpeshtë, i cili aktivizohet si pasojë e rënies ose disbalansimit të florës normale bakteriale të vagjinës gjatë stinëve të verës është edhe vagjinoza bakteriale. Zhvillohet kur bakteret normale e kolonizojnë vagjinën dhe tejshtohet rritja e tyre. Këtë gjendje e favorizojnë shumë edhe përdorimi i tepërt i dusheve vagjinale, përdorimi i pishinave kolektive, mospërdorimi i kondomeve si masë mbrojtëse gjatë marrëdhënieve, rastet të cilat kanë spiralen e vendosur janë më të predisponuara, partnerët seksual multiple.

Simptomat
Karakteristikë te bakterioza vagjinale është era e sekrecionit sikur e peshkut të prishur, sekrecioni anormal vaginal i shtuar që mundet me qenë i bardhë ose ngjyrë hiri, por mundet me qenë edhe ujor.

Këshilla praktike:
▪ Në temperaturat e larta të mbahet sa më thatë mjedisi vaginal,
▪ Të mos përdoren solucione me shumë përbërje parfumoze,
▪ Të mos përdoren pecetat ditore vagjinale, vetëm ndërresat 100% pambuk
▪ Të ngritët ekosistemi i vagjinës duke përdorur çdo 2 muaj kapsula orale që ndikojnë në rritjen e Lactobacileve vaginale
▪ Të evitohen sa më shumë përdorimi i pishinave të shumë populluara
▪ Marrëdhëniet me mbrojtje
▪ Në rast të simptomave të progreduara të konsultohet gjinekologu. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori